Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë

Dafina Zeqiri është shumë e angazhuar gjatë këtij muaji me koncerte, obligime familjare, teksa punon edhe në kompletimin e albumit, i cili me gjasë do të vijë paralel me ditët e nxehta të verës.Këto ditë jam më shumë e angazhuar rreth koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme, ndonëse të gjithë muajin mars nuk e kam të ngarkuar me koncerte, për shkak se mamin e kam pak sëmurë, dhe mua po më duhet të udhëtoj më shpesh drejt Suedisë. Por, prapë mund të them se angazhimet aktuale janë të shumta”, shprehet Zeqiri për “InfoPress”.Gjithashtu kam edhe shumë angazhime tjera rreth krijimeve, të cilat pritet të lansohen bashkë me albumin tim. Jam duke përgatitur disa këngë të reja, të cilat prekin ritëm e balada. Deri tash i kam mbaruar vetëm tri këngë, e kjo për faktin se jam duke punuar me producentë të ndryshëm dhe po më duhet të lëvizi shpesh për të dëgjuar këngët e për të parë punën e tyre”, shton Dafina teksa rrëfen edhe rëndësinë e këtij albumi për të.

“Ky album është shumë i rëndësishëm për mua dhe dua ose të jetë gjithçka të jetë në rregull ose të mos dalë fare. Dua që gjithçka të jetë në vendin e duhur e të dalë mirë”.

Dhe ndonëse ende nuk e ka caktuar një datë të saktë se kur e gjithë puna e saj do të lansohet në treg, ajo shpreson se fansat e muzikës do të mund ta kenë në duar albumi i saj gjatë ditëve të nxehta verore.

“Do të mundohem që albumi të jetë i gatshëm për këtë verë, nuk mund të japë një datë saktë, pasi jo gjithçka varet nga unë. Do të jetë edhe një këngë me një klip të ri, që do t’i paraprijnë albumit”, ka përfunduar Dafina.

 

Author: admin