“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”

Besnik Canolli, i cili njihet në publik me nofkën “2po2”, ka zbuluar se ai tashmë është në përfundim të albumit të tij të parë solo, i cili do të titullohet “Authentic”.Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, Besniku ka realizuar tre albume me këngë të reja me grupin e tij “2po2” dhe dy CD me përmbledhje të hiteve të kompanisë së tij “2 High Records”. Por, “Authentic”, është i pari i tij solo.E gjithë vëmendja ime është e përqendruar që albumi ‘Authentic’ të jetë sa më i suksesshëm për fansat e mi.

Kam preferuar që nga fundi i vitit 2010 t’i anuloj të gjitha ofertat për koncerte apo turne të mundshme pikërisht për të punuar me seriozitet rreth albumit, duke zgjedhur një nga studiot më profesionale në Francë për të regjistruar këngët e mija që do të jenë hiç më pak se 15 të reja”, ka pohuar më tej Besniku.

2po2 së fundi ka bërë bujë me një mori hitesh dhe bashkëpunimesh, si ‘Shopping’ – një bashkëpunim me Capital T, ‘Shumë nalt’ me Dafina Zeqirin, pastaj ‘Crazy girl’ me Flori Mumajesin dhe së fundmi edhe ‘Vibe’ në bashkëpunim me Altuna Sejdiun dhe Dafina Zeqirin, një video e cila në YouTube ka pasur mbi 4 milionë klikime.

 

Author: admin