Së shpejti del në treg vaksina kundër leukemisë

Shkencëtarët kanë filluar të eksperimentojnë tek njerëzit vaksinën e kancerit, e cila do të shpëtojë jetën e mijëra personave.Sipas një lajmi të publikuar nga Daily Express, specialistë nga Universiteti Southampton deklaruan se kanë filluar të eksperimentojnë tek të sëmurët me leukemi akute mieloide ose vaksinën e gripit, e cila mbështet sistemin imunitar.

Nëse eksperimentet përfundojnë me sukses, pritet që vaksina të hidhet në treg brenda 5 viteve të ardhshëm. Përfaqësues nga shoqata për kërkimin e leukemisë shprehen të ekzaltuar, duke thënë se kjo vaksinë premton shpresë në të ardhmen.