Shpat Kasapi:E veshtire te fitoja zemren e Aferdites

Lidhja e tyre akoma është e fortë. Deri më tani nuk kanë pasur kriza dhe zënka duke pasur parasysh që Afërdita e mirëkupton të fejuarin në profesionin që ka. Momentalisht Shpati e viziton shpesh në Prishtinë, për shkak se Afërdita pasi fitoi kurorën e “Miss Universe” jeton aty në një banesë luksoze, në një afat prej një viti, të cilën ia kanë dhënë organizatorët e eventit. Në anën tjetër, Shpati i ndodhur në një emisionin televiziv “Diagnoza”, ka rrëfyer shumë gjëra rreth lidhjes së tyre. Për fillimin e lidhjes së tyre, këngëtari shprehet: “Jemi takuar në Ulqin, aty u njohëm dhe biseduam por nuk ishte e lehtë të fitoja zemrën e saj”. Sa u përket të rejave të tjera në muzikë, Shpati pritet që së shpejti të realizojë një klip për këngën në duet, që e ka realizuar me këngëtarin e ri Ton Voka, si dhe shumë projekte të tjera muzikore, përfshirë edhe koncertet e mbrëmjet e ndryshme.

Author: admin