Viti 2010, më i suksesshmi për PTK-në

Postë Telekomi i Kosovës (PTK) ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit duke përmbushur dhe tejkaluar objektivat të biznesplanit. Rezultatet e arritura gjatë vitit 2010, si raporti për herë të parë pozitiv i auditorit; rritja e trafikut mbi 40 për qind, lansimi i shërbimeve dhe produkteve të avancuara, rritja e të hyrave dhe vlerës së përgjithshme të kompanisë.

Suksese për PTK-në gjatë vitit të cilin po e lëmë pas konsiderohet e dhe ngritja e numrit të konsumatorëve që tejkalon 1.2 milionë; operatori i katërt në Shqipëri, shërbimet e reja si WIFI dhe IPTV, kualifikimi nga UNDP-ja si kompania më e pakorruptuar; sfidat e mëdha me të cilat është ballafaquar dhe luftimi i dukurive negative, kanë shënuar pozitivisht 12 muajt e vitit që kaloi.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se për shumë arsye viti 2010 është viti më i suksesshëm i PTK-së, jo vetëm për llojllojshmërinë e produkteve të ofruara për konsumatorët, por edhe për ngritjen e përgjithshme të të hyrave të kompanisë dhe përmirësimin e imazhit të saj.

“Të hyrat e përgjithshme preleminare janar-dhjetor të këtij viti janë 3 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, përkundër sfidave të mëdha dhe pavarësisht reduktimeve të projekteve kapitale nga ana e aksionarit. Kjo do të thotë se kemi arsye të krenohemi për punën e madhe që kemi bërë të gjithë së bashku për të realizuar synimet tona që ishin ngritja e vlerës së kompanisë dhe rritja e të hyrave”, theksoi Haxha.

PTK brenda një periudhe kohore prej një viti ka shënuar rritje të ndjeshme të performansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s. Saktësisht bëhet fjalë për periudhën 2009-2010, ku VALA ka ngritur grafikonin e zhvillimit të saj si në numrin e përgjithshëm të konsumatorëve, lansimin e produkteve të reja, por edhe ofrimin e shërbimeve të një numri dukshëm më të madh të konsumatorëve të rinj që e shfrytëzojnë rrjetin dhe shërbimet e VALA-s.

Fokusi aktual i PTK-së në vitin 2011, vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të volitshme, ndërkohë PTK tashmë ka filluar procedurat për zgjerimin e kapaciteteve për së paku 1.5 milionë konsumatorë.

Author: admin