Mbushës i standardizuar për celularë

Organizmat evropiane për standardizim kanë lëshuar standarde të nevojshme për Micro-USB mbushësin universal për celularë, të paralajmëruar qysh vitin e kaluar.Komisioni Evropian raporton se dy organizmat evropiane për standardizim kanë lëshuar standarde të caktuara për mbushës universal të telefonave celularë. Organizmat CEN-CENELEC e ETSI kanë lëshuar standardet për mbushësit e paralajmëruar më herët Micro-USB, të cilat tani prodhuesve të pajisjeve u mundësojnë përshtatje adekuate.

Seria e parë e pajisjeve me mbushësit e standardizuar universal në tregun evropian do të duhej të paraqiteshin qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Pajtimin për prodhimin e pajisjeve të cilat do të përdorin mbushësit e kanë nënshkruar qysh në qershor të vitit 2009 kompanitë si Apple, Emblaze Mobile, Huawei, LG, Motorola, NEC, Nokia, Qualcomm, RIM, Samsung, Sony Ericsson, Alcatel, Texas Instruments e Atmel.

Author: admin