Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010

Viti 2010 nuk ishte aq i këndshëm sa i takon dashurisë për disa prej yjeve të estradës shqiptare, të cilat nuk kaluan as pa u trajtuar në media. Në anën tjetër disa prej yjeve patën fatin të gjejnë apo rigjejnë dashurinë këtë vit.E përditshmja kosovare “Zëri” ka përzgjedhur disa prej ndarjeve dhe bashkimeve të yjeve të estradës gjatë vitit 2010.

Ndarjet e vitit 2010

Linda Halimi ndahet nga i fejuari

Përveç që nuk i ecën punët mirë nëpër festivale, si largimi i saj nga festivali “Kënga Magjike”, e më pas tërheqja e këngës në festivalin e RTSH-së, as jeta private nuk ka qenë e këndshme për Linda Halimin gjatë këtij viti. Pas dy vitesh, këngëtarja këtë vit i ka dhënë fund lidhjes dhe fejesës me kitaristin nga Peja, Ilir Halili.

Fundi i lidhjes tetëvjeçare të Ronës

Vit jo i mirë nuk ka qenë as për këngëtaren Rona Nishliu. Pas tetë vjetësh lidhje me Leopard Canën, muaj më parë u raportua se lidhja e tyre ka marrë fund. Edhe pse asnjëri nuk tregoi arsyet e ndarjes, u fol se mosmarrëveshjet kanë lindur ngase njëri prej tyre ka bërë kërkesë për martesë kurse kjo nuk është miratuar nga personi tjetër. Megjithatë, derisa Rona duket se vazhdon jetën single, për Leopardin kanë dal fjalë se është martuar vetëm pak ditë pas ndarjes me Ronën.

Geti i jep fund lidhjes tri vjeçare

Getoar Selimi dhe Hana Shehu në fillim të vitit i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare. Geti ka konfirmuar se definitivisht janë ndarë dhe ndarja ka ardhur për shkak të angazhimeve dhe largësisë së njëri tjetrit.

Lidhjet e vitit 2010

Vesa Luma lidhet me Kreshnik Zallin

Me të mësuar se ish-i dashuri i saj është fejuar, Vesa Luma ka zbuluar lidhjen e saj të re me arkitektin Kreshnik Zalli, i cili një kohë të gjatë ka jetuar në Amerikë ku ka studiuar. Çifti tashmë kanë dalë edhe publikisht dhe ata janë parë afër njëri tjetrit edhe në tavolinën e prapaskenës në festivalin “Kënga Magjike”.

Çiljeta ndërron të dashur

Zemra e Çiljetës nuk ka qëndruar shumë kohë e zbrazët. Pas ndarjes së saj me të dashurinë Romeo, me të cilin ajo kishte një kohë të gjatë lidhje, këngëtarja seksi gjeti të dashur të ri pas vetëm pak muajsh. I dashuri i saj i ri “i vitit 2010” quhet Aleksandër.

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca

Prej shumë kohësh flitej se këngëtari nga Maqedonia, Adrian Gaxha është në lidhje me prezantuesen e “Top Chanel”, Luana Vjollca, por asnjëri nuk e pranonte. Por këtë vit, mbase duke e parë se lidhja e tyre po ecën për së mbari, ata kanë filluar që të shfaqën edhe më shumë bashkë, por edhe të tregojnë se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli.

Author: admin