Facebook konkurrent me i madh se Google

Drejtoresha ekzekutive e Yahoo Carol Bartz ka deklaruar se Facebook është bërë konkurrent më i madh i kompanisë së saj sesa Google.Rivali ynë më i madh me gjasë është Facebook, madje edhe më i madh se Google”, ka thënë Bartz në prezantimin e bërë në New York, raporton Bloomberg.

Bartz ka theksuar se Facebook është faqe ‘e nxehtë”, por nuk është e vetmja.

Udhëheqësja e dikur makinës më të madhe të kërkimit të internetit po ashtu ka zbuluar se Yahoo para disa vitesh kishte menduar seriozisht për blerjen e Facebookut për një miliard dollarë.

“Deri tek realizimi i blerjes nuk erdhi, mirëpo strategjia jonë e zgjerimit është e fokusuar në kompanitë të cilat sjellin përdorues, përmbajtje, zhvillim dhe teknologji reklamimi”, ka sqaruar Bartz.

Analistët vlerësojnë se Yahoo ka lëshuar një rast të madh nëse njëmend ka pasur qëllim të blejë Facebookun para disa vitesh, sepse vështirë se do ta ketë rastin ta provoj këtë gjë më.

Në fakt, rrjeti më i popullarizuar për shoqërim online ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë përdoruesish, e vlera e tij thuhet të jetë mbi 40 miliardë dollarë. Në anën tjetër, vlera tregtare e Yahoo është 22.1 miliardë

Author: admin