Kali i Nilit në Liqenin e Shkodrës

Kali i Nilit Nikica sërish iku nga kopshti zoologjik privat në Mal të Zi.Vërshimet dhe niveli i lartë i ujit i mundësuan femrës 10 vjeçare të Kalit të Nilit, e cila peshon më shumë se dy tonelata, të ikë nga kafazi dhe tash noton lirshëm nëpër ujërat e Liqenit të Shkodrës ndërmjet kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shkruajnë mediat malaziase.

Kjo është arratisja e dytë e saj. Në janar të këtij viti, vërshimet po ashtu i mundësuan që të shëtitej lirshëm nëpër rrugë. Kur u qetësuan vërshimet ajo u kthye në shtëpi.

Në kopshtin zoologjik privat Nikica jeton që dhjetë vjet.

Author: admin