Zuckerberg jep pasurinë e tij për bamirësi

Nuk ishte shumë kohë më parë kur drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhuroi 100 milionë dollarë për shkollat e Newark, ndërsa tani sipas asaj që thuhet në Wall Street Journal – duket se Zuckerberg ka planifikuar një donacion edhe më të madh, pasi që sipas raportit të kësaj gazete, ai do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi.

Nëse ndodh të jetë kështu, atëherë Zuckerberg do t’i bashkohet miliarderëve të tjerë si Bill Gates, Warren Buffet, George Lucas dhe 50 njerëzve të tjerë që kanë dhuruar pjesë të mëdha të pasurisë së tyre, në kuadër të  lëvizjes “Giving Pledge” e cila ishte inicuar nga Bill Gates, gjatë muajit gusht.

Mirëpo, ende nuk ka detaje se cilat bamirësi do të marrin paratë nga lëvizja “Giving Pledge”, ndërsa Zuckerberg dhe 16 miliarderë të tjerë, duke përfshirë edhe themeluesin e AOL, kanë rënë dakord që të japin një pjesë të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.

Author: admin