Tuna: Martesa nuk më ka sjellë ndryshime

Altuna Sejdiu – Tuna, gjatë një prononcimi thotë se martesa nuk i ka sjellë asnjë ndryshim ‘drastik’ në jetën e saj të përditshme.Tuna, e cila muaj më parë i dha fund beqarisë së saj dhe u martua me Rilind Rekën, thotë mbase ndryshimi më i dukshëm është se tashmë nuk e ka mëngjesin ‘e gatshëm’, por duhet ta përgatisë vetë me bashkëshortin e saj.

“Kanë vdekur kohërat kur martesat kanë sjellë ndryshime radikale në jetën e të porsamartuarve. Unë dhe Rilindi kemi bashkëjetuar për një kohe dhe tani nuk po e ndjejmë ndonjë ndryshim ‘drastik’. Tash që jam martuar më nuk më pret mëngjesi i servuar me një gotë portokall të shtrydhur. Këtë duhet ta bëjmë tani bashkë me Rilindin. Ndoshta këtë e kisha veçuar” ,është shprehur Tuna.

Për këngëtaren shkupjane nuk është aspak vështirë të jetë grua dhe të ketë karrierë të suksesshme, për arsye që ende nuk ka shumë obligime.

“Nuk është vështirë te jesh grua sepse në ditë të sotme edhe çiftet në bashkëjetesë apo lidhjet më stabile pak a shumë ndajnë të njëjtat përgjegjësi. Është vështirë të jesh amvise, të kujdesesh për shtëpinë, fëmijët dhe obligimet që sjellin ato, gjëra me të cilat unë nuk po ballafaqohem ende. Sidoqoftë kohën time të lirë e shfrytëzoj të mësoj receta të ndryshme, meqë kam vendosur t`ia kaloj Rilindit sa i takon aftësive të kuzhinës, dhe besoni që mirë po më ec”, ka thënë Tuna.

Altuna pas martesës është zhvendosur dhe jeton në Prishtinë.

Author: admin