Arriti Google Earth 6

Gjatë së hënës Google ka paraqitur versionin e ri të shërbimit të vet Google Earth, i cili mes tjerash sjell integrim edhe më të mirë të Street View.Google ia ka shtuar Street View Google Earth-it qysh në vitin 2008, mirëpo për të funksionuar pamja, shfrytëzuesit është dashur që çdo herë ta aktivizojnë. Tani Street View është integruar automatikisht në shërbim.

Nga risitë tjera, Google ka shtuar edhe paraqitjen tredimensionale shfaqje të drunjve, kështu që e tërë ndjenja brenda Google Earth është më e natyrshme.

Po ashtu, pamja në disa nga vendet e rëndësishme botërore mundëson paraqitje të thjeshtë të pamjeve të tyre në të kaluarën, me anë të një vargu të fotografive origjinale historike.

Author: admin