Face Me mundëson video-chat në Facebook?

Para pak kohësh ne kemi dëgjuar se Facebook dhe Skype do të punojnë së bashku për të sjellë integrimin e shërbimit të Skype dhe video chat-it në rrjetin social më të madh në botë, ndërsa tani më shumë detaje bëhen të ditura, të cilat tregojnë se për këtë bashkëpunim do të ketë një shërbim të ri, të quajtur Face Me.

Detajet e Face Me (shërbimit për video-chat) fillimisht janë zbuluar nga GreenAnySite, të cilët kanë zbuluar një objekt të ri në kodin e Facebook, i cili është quajtur vetëm VideoChat.

Kjo faqe gjithashtu pohon se Facebook vazhdimisht është duke e testuar këtë funksion të ri, ndërsa pritet që ky shërbim të lidhet me sistemin e porosive që Facebook ka lëshuar para pak kohësh.

Author: admin