Një fytyrë plot dritë

Ekzistojnë aksesorë specifikë për krempudrën. Janë furça shumë të, gjera dhe të sheshta, më të shpeshta në rrënjë dhe më të holla te maja.Avantazhi që ato të ofrojnë në krahasim me sfungjerin është i dyfishtë: para së gjithash kursehet produkti (sfungjeri thith një sasi të madhe).

-Në radhë të dytë, të lejojnë një aplikim më të lokalizuar. Për të mos gabuar, bëj kështu: merr furçën, merr pak krempudër dhe vendose në zonën qendrore në fytyrës (balli, hunda dhe mjekra). Pastaj përhape produktin anësoreve, dhe shpërndaje mirë në zonën e rrënjëve të flokëve dhe te veshët.

Përfundoje duke e shpluhurosur me pudër të tejdukshme ose me pluhur orizi: shërben për të dhënë një efekt edhe më të njëtrajtshëm dhe për garantuar një rezultat që zgjat më shume.

Author: admin