IPKO, SMS info për adhuruesit e futbollit

Adhuruesit e futbollit evropian që përdorin numrat e telefonisë mobile IPKO, tani mund të informohen në kohë reale, për çdo gol, rezultat ose radhitje tabelare që arrin ekipi i tyre i preferuar, përmes shërbimit të ri – SMS Info.SMS Info është shërbimi më i ri i telefonisë mobile IPKO i cili synon që ta ofrojë çdo përdorues të telefonit mobil më afër me skuadrën e tij të preferuar. Shërbimi mundëson informimin në kohë reale për rezultatet dhe radhitjet e ligave më të mëdha evropiane, në çdo kohë.Për ta aktivizuar shërbimin, përdoruesit duhet të thërrasin në numrin *601# dhe të zgjedhin ekipin të tyre të preferuar apo ndonjërën prej ligave evropiane të futbollit, dhe më pas t’i pranojnë rezultatet e ekipit ose ligës, me SMS.

Aktivizimi për njoftimet për një ekip të futbollit për një muaj kushton 50 cent, ndërsa çmimi i abonimit për rezultatet e sotme dhe radhitjen e ekipeve në tabelë, është 10 cent.

Author: admin