Facebook tani vlen 50 miliard dollarë

Vlera e Facebook mund të ketë arritur shifrën më të lartë deri më tani, bazuar në transaksionet private në treg, të cilat për herë të parë i ka zbuluar redaktori i TechCrunch, Michael Arrington. Sipas tij, Facebook sot vlen afër 50 miliard dollarë.Arrington shkruante se një transaksion në SecondMarket javën e kaluar kishte arritur në afërsisht 40 milion dollarë për pronësi në Facebook, me një çmim prej 20,76 dollarësh për aksion, për rreth 1.9 milion aksione.

Duke supozuar se 2.5 miliard aksione janë të jashtëzakonshme, transaksioni më i fundit i përshkruar nga Arrington do të thotë Facebook ka arritur vlerë tregtare që arrin shumën prej 50 miliard dollarësh.

Kjo shifër e bën Facebook-un të vlefshëm sa dy të tretat e kompanisë Amazon, ose sa një e katërta e kompanisë Google.
Mirëpo, e gjithë kjo është hipotetike për shkak se Facebook mbetet pronësi private. Mirëpo, vetë themeluesit e këtij rrjeti social nuk janë shumë të interesuar të japin shumë informata lidhur me këtë çështje.

Author: admin