Wi-Fi Alliance bën thirrje për përdorimin e shifrave “të forta” dhe mbrojtjes WPA2 në të gjitha pajisjet e lidhura në rrjete pa tela (wireless).Përfaqësuesit e Wi-Fi Alliance tërheqin vërejtjen se përherë e më shumë njerëz tentojnë të qasen në rrjete pa tela në afërsi të tyre.
Në fakt, sipas rezultateve të hulumtimit të cilin në SHBA për Wi-Fi Alliance e ka kryer kompania Wakefield Research, e ka përfshirë 1.054 persona më të moshuar se 18 vjeç, 32 për qind e të anketuarve kanë tentuar të qasen në rrjet të pasigurt pa tela i cili nuk ka qenë i tyre. Disa pohojnë se këtë e kanë provuar vetëm një herë, derisa tjerët pranojnë se kanë hyrë disa herë në rrjete të pasigurta. Mirëpo numri i atyre të cilët kanë tentuar të hyjnë në rrjete të pasigurta është dyfish më i madh krahasuar me 18 për qind të cilët e kanë bërë këtë gjatë hulumtimit të vitit 2008.
Prandaj në Wi-Fi Alliance bëjnë thirrje për përdorimin e mbrojtjes WPA2 në të gjitha pajisjet, dhe këshillon përdoruesit të përdorin shifra “të forta” me së paku tetë karaktere.