Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian

Këngëtarja Zanfina Ismaili, ka treguar se ajo është e bindur që motra e saj Adelina Ismaili me talentin që ka do të futet në tregun muzikor evropian.Adelina tashmë është në tregun muzikor dhe me talentin dhe mundësitë qe ka, ajo do të arrijë çfarë do që ia vë vetës si synim”, ka thënë Zanfina.

E pyetur nëse është duke bashkëpunuar me Adelinën për ndonjë duet që të ketë mundësi edhe ajo të hyjë në tregun evropian, ajo ka thënë që njëherë përnjëherë nuk ka asgjë konkrete.

“Është e vështirë që të jap për momentin ndonjë informacion konkret, sepse nuk e di se si do ecin gjërat në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Zanfina ka treguar gjithashtu që është duke u përgatitur për këngën e saj më të re, që së shpejti pritet edhe të realizohet me klip.

“Jam duke punuar në një këngë te re. Pas dy këngëve që lansova për emisionet e vitit të ri, kënga në të cilën jam duke punuar nuk është e publikuar ka mbetur edhe incizimi i këngës dhe te përfundohet aranzhmani pastaj do ta bëj edhe video-klipin, besoj që do të realizohet në Kosovë”, ka thënë Zanfina duke shtuar se është ndarë shumë e kënaqur me këngën e saj të fundit “Ti po gabon” që është prezantuar në programet e Vitit të Ri.

“Mendoj se ka pasur mjaftueshëm promovim nëpër Kosove, ka arritur deri te fansat çka është shumë me rëndësi është pëlqyer dhe qëllimi i këngës është arritur”, përfundoi Zanfina.

Author: admin