Jo vetëm se po e kalon gjigantin e kërkimit Google sa i përket trafikut me vizita, mirëpo rrjeti më i madh social në botë – Facebook.com tani po e kalon rivalin e saj edhe sa i përket biznesit të reklamave, gjithashtu.Të dhënat e vitit 2010 thonë se pjesa më e madhe e të hyrave në Facebook vjen nga bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat gjithnjë e më shumë po e përdorin sistemin personal të krijimit të reklamave në këtë rrjet social.
Një model i ngjashëm i biznesit dhe blerjes së reklamave, i cili e ka shndërruar kompaninë Google në një gjigant i cili grumbullon më shumë se 200 miliardë dollarë, çdo vit.
Gjatë vitit 2010, reklamimi në Facebook është rritur për shumë se 86 për qind në krahasim me vitin paraprak, që nënkupton se kjo faqe ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.86 miliardë dollarë në nivelin global, ndërsa prej gjithë kësaj shume 1.21 miliardë dollarë vjen nga tregu amerikan, thuhet sipas eMarketer.
Me këto shifra, mendohet se Facebook sot mban më shumë se 5 për qind të totalit të reklamave online, ndërsa parashikohet që kjo shifër të rritet në 8 për qind gjatë këtij viti.