Facebook fillon me emaila

Përdoruesit më me fat në Facebook, sot kanë pranuar një porosi e cila i fton ata për përdorimin e Facebook Messages, shërbimit të ri i cili mundëson krijimin e emailit personal në këtë rrjet social, dhe shumë më shumë se kaq.Më saktësisht, bëhet fjalë për përbrërjen e re të porosive elektronike në Facebook, në të cilën secili përdorues që ka profil në këtë rrjet social do ta ketë adresën  e tij personale në shërbimin e Mark Zuckerberg-ut , ndërsa thuhet se kjo do të jetë më ndryshe se sa emaili i zakonshëm, pa rubrikën “subject” e shumë detaje tjera që e ndryshojnë emailin, njëherë e mirë.

Nëse nuk jeni në mesin e atyre që kanë marrë ftesën për përdorimin e Facebook Messages, atëherë këtë mund ta kërkoni në http://www.facebook.com/about/messages/. Natyrisht, nëse keni profil të hapur.

Author: admin