Shqipëri, arrin në 48 numri i të prekurve me A/H1N1

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri konfirmoi të martën edhe 11 raste të tjera të prekura me virusin e gripit A/H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 48.Sipas të dhënave të MSH-së nuk ka raste të rënda të gripit, ndërsa pjesa më e madhe e mostrave janë marrë nga spitali infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por, pavarësisht rasteve të konfirmuara për këtë sezon me virusin A/H1N1, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën të qetë.

Mjekët apelojnë për vaksinimin ndaj gripit dhe virozave stinore, sidomos për grupet në më risk si të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qenë më parë të sëmurë, etj. /ata/bw

Author: admin