Instituti i Studimeve për Çamërinë (ISÇ) është një organ jo-timprurës. U themelua në maj të vitit 2004 në Tiranë, me iniciativën e një grupi prej 17 intelektualësh të fushave të ndryshme, si të shkencave politike, juridike, historike, sociologjike, të marrëdhënieve ndërkombëtare etj. ISÇ është regjistruar dhe funksionon në bazë të statutit dhe rregullores së vet, në harmoni me ligjet e shtetit shqiptar dhe të drejtës ndërkombëtare. Qëllimi i këtij newsletter-i është të bëjë të mundur shpalosjen në masë të gjerë të historisë së Çamërisë, etnograsë, etnolinguistikës, dokeve, zakoneve dhe kulturës së bukur të krahinës së Çamërisë. Nëse i gjithë komuniteti çam kërkon një zgjidhje të kënaqshme, hapi i parë është sigurisht kthimi pas në të kaluarën, për të kujtuar gjithmonë historinë dhe arsyen që kërkojmë drejtësi. Synimi i newsletter-it tonë është të tregojë vlerat që populli çam ka patur dhe vazhdon të ketë, për t’i trashëguar ato edhe tek brezat e rinj, nëpërmjet kulturës dhe dialektit që e karakterizon. Për këtë arsye, Instituti i Studimeve për Çamërinë me botimin e këtij newsletter-i ka për synim që nëpërmjet aktiviteteve të shumëllojshme dhe me tematikat e ndryshme që trajton, të ndërgjegjësojë masën për vlerat e këtij komuniteti.