Edhe në Treviso të Italisë, me moton: TË MËSOJMË GJUHËN, HITORINË, GJEOGRAFINË DHE KULTURËN SHQIPTARE!

shkolla

Edhe në Treviso të Italisë, me moton:
TË MËSOJMË GJUHËN, HITORINË, GJEOGRAFINË DHE KULTURËN SHQIPTARE!
Vitin e ri shkollor 2015/2016 në shkollën shqipe të Trevisos që funksionon në gjirin e Shoqatës Kulturore ILIRIA, fund javën që lamë pas filloi në paralelen e Padernos me moton: “TË MËSOJMË GJUHËN, HITORINË, GJEOGRAFINË DHE KULTURËN SHQIPTARE”. Së shpejti do të fillon edhe në paralelen e Quintos ku përveç përgatitjeve teknike administrative, janë bërë edhe regjistrimi i atyre fëmijëve që do të vijojnë mësimin shqip për herë të parë, pasi që edhe tekstet mësimore të siguruara nga Ministria e Diasporës Kosovës tani më kanë arritur në vendin e duhur.
Në paralelen e Padernos me vijueshmërinë e fëmijëve shqiptar, ata që vijuan vitin e kaluar, të njëjtit edhe këtë vit ishin prezent në ditën e parë. Mësuesit e shkollës(Malsore Shaqiri e Beqir Cikaqi) nuk janë të kënaqur në krahasim me numrin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Treviso, por më brengosëse është se nxënës-vijues në Shkollën shqipe në Treviso nga Shqipëria(londineze) nuk ka pasur as në vitin e kaluar , e as në këtë vit shkollor. Andaj,mësuesit edhe një herë apelojnë që bashkatdhetarët tan të mos hezitojnë (pa dallim regjioni se nga vijnë prej trojeve shqiptare) ti sjellin fëmijët ta mësojnë gjuhën shqipe, historinë e gjeografin shqiptare dhe kulturën tonë të begatshme…
Në ditën e parë, përveç mësuesve e nxënësve, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Shoqatës ILIRIA – Treviso dhe prindërit e fëmijëve vijues. Në fund të mësimit u bënë edhe fotografi të përbashkëta.
Beqir M. Cikaqi,
mësues dhe koordinator te Shkolla Shqipe Treviso.Itali

Author: admin