Kujtim Qafa
Atdheu Detyrë e Përditëshme
1-Skuadrat e Futbollit “Stamford-Albanians” dhe “Besa”
Pas maratonës së emigrimit në Itali,familja jone udhëtoj për në tokën e premtuar ,Amerikë. Njëmik i familjes ,Pjetër Kimeza na priti . U vendosëm në Stamford.Fillimi si për tëgjithë ,ishte i vështirë dhe për ne. Kërkesa e gjuhës dhe e punësimit ishin primaret.Pasi u stabilizuam fillova me mendu se çfarë mund të bënim për të mbajtë gjallë traditën e familjes.Shikova që kombet tjera përfaqësoheshin dhe njiheshin sipas traditës sëfutbollit.Duke qenë dhe pasioni i rinisë,vendosa që të ngrinim një ekip shqiptar të futbollit që dhe ne të përfaqësoheshim si kombet tjera.Kështu që në vitin 1970 ,ideja për ngritjen e një ekipi futbolli u bërealitet.Sëbashku me disa atdhetarëtëtjerëvendosëm ta quanim ekipin e ri , “STAMFORD-ALBANIANS ” . E regjistrova ekipin me këtë emër dhe filluam provat.Lojtarët ishin nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike: Zeqir Gjini ,Avdi Gjini,Hasan Bajram Ukperaj, Can Mal Dushaj,Ahmet Nezaj,Sherif Sejdiu,Gjon Hoti,Gjon Junçaj,Nik Lulgjuraj,Zef Cuni,Dede Nikollaj,Martin Mërturi,Simon Qafa,Nik Lumaj,Pjetër Micakaj.
Respekti për njeni-tjetrin ishte në standartin më të lartë vëllazërore.
Në Janar te vitit 1973 ,për arsye pune vendosemi familjarisht në Detroit.
Detroiti qe më tepër familjar se Stamford .Familjariteti shqiptar qe më i kompletuar.
Pas largimit tim nga NY ,ekipi i futbollit “Stamford-Albanians”
pushoi aktivitetin.Ndjeva një farë turbullimi , pse shokët atje nuk e mbajtën pas largimit tim skuadrën në fjalë ?
Njohja me Shqiptarët në Detroit qe e mënjihershme ,duke pasur parasysh se disa i ritakova përsëri si Pjetër Micakaj etj…Njohja me bashkatdhetarë të tjerë si: Mark Micakaj , Lucë Lulgjuraj, Gjelosh Nikprelaj. Impresioni im ishte njohja me Gjon Lulgjuraj. Ai qe nëpararojëe një të reje, e cila i mungonte komunitetit, Radio .
Gjoni kishte filluar me transmetu me emertesën, “Zani i Komunitetit Shqiptar në Detroit”
Njohja me Agim Bardhen, qe një gëzim plus, se bahej fjalë për shpirtin binjak si familje tradicionale të persekutuara nga regjimi i Enver Hoxhës.Takimi me Ndue Malote Lulgjuraj dhe me të vëllanë Vaselin ishte një plus në shoqërinë e krijuar. Pas njohjes me këta atdhetarë ,më lindi dëshira që punën e lënë përgjysëm në Stamford ta vazhdoja në Detroit. Më parë në Detroit ,kishte ekzistuar ekipi me emrin “Skenderbeu” ,po ishte diskualifiku. Mbasi u mblodhën edhe zotni të tjerë në shoqninë tonë krijuam ekimin “Besa” ,ku nji zëri e aprovuam ,duke pasë parasysh dhe definicionin e fjalës Besë.Pasi u kryen të gjitha formalitetetligjore, në Shkurt të vitit 1974 ,u mblodhëm për të vendosur trajnerin e skuadrës tonë . Deri ato momente ishim pa të .Duhej një trajner profesional.Në atë mbledhje u paraqit Ninosllav Berishiq.Baba i Ninos qe shqiptar dhe nana malazeze .Ai kishte lind në Shkodër. Dhe pse kish lind në Shkodër ,ai vetë thoshte se ishte malazez. Vendosëm Ninon trainer të ekipit duke pasë parasysh se ai kishte qenë futbollist dhe e njihte futbollin më mirë se ne.
Fillimi nuk qe i suksesshëm.Megjithë vështirësitë financiare , Ninon e paguanim 600 dollarë në muaj, dhe këto para më vonë u prenë për arsye se nuk kishim fonde.Ai u largua pas ndalimit të pagesës për tu kthyer përseri pa pagesë , pasi skuadra mori emër të mirë pas disa fitoreve rrallazi.
Mbase me emrin e Berishiqit skuadra jonë mori dhe një emër jo të mirë ,duke pasun parasysh se Nino ishte hapur pro-Jugosllav.
Megjithse të rinj në moshë ,shpesh herë vrulli rinor nuk bën diferencimin si në rastin e Ninos, jo rrallë na nervozonte me broçkulla, ne gjenim kurajon për ta falur, meqë atdheun tone të dashur nuk na e prekte.
Vitin e dytë ,ekipi jonë u fut në elitën mëtë lartë të futbollit,megjithëse Liga nuk na donte për shkak të skuadrës mëparshme “ Skenderbeu” që nuk kish lënë një emër të mirë.Përpjekjen për suspendim tonë nuk u ecën kundërshtarve tanë.Loja e skuadres “Besa” u tregoi dhe kombeve të tjera që dhe Shqiptarët ekzistojnë në Amerikë , krahas atyre.Në dy vite skuadra e jonë nuk kish humbur asnjë ndeshje.Krenaria qe e madhe për ne qe përfaqesonim shqipërinë etnike me emrin “Besa”. Megjithëse disa nga lojtarët tanë nuk dinin mirë serbisht dhe nuk e kuptonin shpesh herë trainierin, i cili fliste serbisht , skuadra jonë pati suksese .Suksesi i jonë i dytë ishte se dhe Nino,mësoi shqip dhe e gjithëskuadra fliste gjuhën amtare .
Në Shkurt të vitit 1976, lindi ideja që të shkonim një turne në Jugosllavinë e atëhershme ,duke pasur parasysh se Shqipëria ishte në izolim të plotë,dhe nuk na lejonin,ose po të shkonim ,gjysma do të perfundonte në burg.
Me tregu të vërteten,në mendjen time kish zënëvend nji sfidë. Kjo sfidë qe ,për me i tregu Jugosllavisë, se shih çfarë bën nji komunitet i vogël shqiptar në emigrim,po sikur Shqipnia të ishte e hapur dhe të bashkohej ,cfarë do të ndodhte?-Mrekullia e Zotit do të pushtonte kombin tonë.
Në Shkurt të vitit 1977 , si sekretar i K.F.Besa, udhëtova për në Jugosllavi ,për të biseduar për organizimin , ku do të zhvilloheshin ndeshjet , me të cilat skuadra dhe akomodimin e skuadrës gjatë turneut tonë.
Mbledhja u zhvillua në Prishtinë me datën 23,Shkurt 1977.Përfaqësuesi i Kosovës ishte z.Zija Novoberdalia. Morën pjesë dhe përfaqësues të Serbisë, K.Nezheviç, i Malit të Zi, Sharo Brajoviç, kurse përfaqësuesit nga Vojvodina nuk ja mbaj mend emrin ,i cili sipas psikologjisë time ishte njeri pa sherrina , jo si përfaqësuesi Serb. Në këtëtakim ,përfaqësuesi i Serbisë këmbënguli që ndeshja e parë të mos zhvillohej në Serbi,e kështu me rrallë ,të gjithë përfaqësuesit kërkonin që ndeshja e parë të mos zhvillohej në republikat e tyre! Zija Novoberdalia,një burrë i matur dhe i zgjuar i tha të pranishmëve që takimi i parë do të zhvillohej në Kosovë,duke pasur parasysh se ekipi qe shqiptar.
Ndeshjet e para i humbëm me skuadrat e Kosovës “Liria e Prizerenit” me rezultatin gjashtë -zero, dhe me skuadrën “Obiliq” katër-zero.
Ne Mal të Zi u zhvilluan tri ndeshje ,të cilat i humbëm që të trija. Me skuadrën e Ulqinit humbëm dy-zero , me “Iskra” , dhe me skuadrën e Tuzit “Deçiqit”katër me nji.
Takimi në Vojvodinë qe i njëjtë ,me humbje, me skuadrën “Bella Crkva” me rezultatin katër me dy.
Takimi me skuadrat e Serbisë qenëtë fundit. Ndeshja me ekipin e “Radniçki” përfundoi tre me dy në favor të “Radniçkit”. Ndeshja e lamtumirës qe me skuadrën e rangut republikan “Teleoptik” , e cila perfundoi në favor të vendalive me rezultatin tre – dy.Pas këtij takimi u zhvillua një darkë ,ku mori pjesë dhe artisti me famë botrore : Bekim Fehmiu dhe Faruk Bekolli.
Ato ditë iu propozue ekipit “Besa” me vendos një kunorë në shenjë nderimi tek “Ushtari i Panjohur”,dhe ne e vendosëm. Tash, ajo fotografi e vitit 1977 qarkullon sihekuraç minjësh për me kallzue se ajo kunorë a vu tek vorri i Titos! Por, Tito, vdiq më vonë , në vitin 1981 , e skuadra “Besa”nuk ka luajtur më pas vitin 1977 në Jugosllavi. Më vjen mirëqë këtë sajesë nuk e thotë asnjë patriot , por bash minjët e Serbisë dhe të Enver Hoxhes, që unë kam qenë dhe jam kundra tyre të pabesve , që dhe sot , i vjen erë e qelbun tradhti! Tek varri i Titos , kanë shkuar ca sahanë lëpirës të tjerë që po të dëshirojnë ua qes emrat …
Siç e shikoni , skuadra jonë nuk pati suksesin e pritur në ndeshjet e mësipërme.Mungesat e mëdha që kishim si nga ana financiare ,drejtuse dhe pregaditore qenë pasojë e prezentimit tonë. Klubi “Besa” , pas turneut në Jugosllavi krijoi një çarje.Disa të entuziazmuar nga pritja ,filluan të propogandonin për Jugosllavinë. Këtu filloi dhe distancimi im me klubin qëbash unë e kisha emëruar !Vendosa të largohem. Një mik i imi, Gjergj Lulgjuraj,më tha që mos të largohesha : “ Po i qesim tanë pro-sllavët jashtë e po e bëjmë rishtas skuadrën”. Vendimi im qe i prerë’ mos me u kthy kurrëmë në atë skuadër ku rrëshqiti në nji vorbull të mbrapsht.Kjo skuadër u shkërmoq pesë apo gjashtë vite më vonë .
2-Radio
Njohja më Gjon Lulgjuraj siç e ceka më lart,pati një lidhje vlerash dhe për hir të çështjes kombëtare.Radio “Zëri i Komunitetit” ishte më të vërtetë një punë e vlefshme.Mora pjesë në një sere demonstratash kundër Jugosllavisë dhe kundër rregjimit komunist shqiptar.Disa prej atyre “patriotëve” që hiqen si kombëtar të mëdhenj sot, jo vetëm që nuk u çuan kundër rregjimit komunist shqiptar ,por e përkrahën atë dhe në 97 , duke punuar kundër qeverisësë brishtë demokrate dhe frymëzuar derdhjen e gjakut mbi 3800 viktima të pafajshme…Patriotë janë këta? Mos o Zot ma keq! I kisha lutur me ndejtë urtë se më duket i ka ardhë koha me i çjerrë maskat e tyne.
Ne vitin 1987 e mora përsipër Radion dhe e udhëheqa vetë me shpenzimet e mia deri në vitin 1992 .Dhe sot e kësaj dite falemnderoj ,Ekrem Bardhen per 1000 dollarë që më ka ndihmuar dhe Gjergj Dedivanaj me reklamën e biznesit dhe për bashkëpunimin e mëparshëm ne Radio.Falenderoj gjithashtu dhe Shtjefën Berishen .Une ,Gjon lulgjuraj, Julian Cefa ,Col Pashku dhe Gjergj Dedivanaj vazhduam programin për të ndihmuar kombin dhe kundërshtuar politikën e ndyrë Jugosllave që kishte zënë vend në Michigan.
Lajmet bazoheshin nga informacioni i AP dhe UPI. Radio Vatikani dhe Zëri i Amerikës.
Pas largimit të Gjonit , vendosa ta drejtoja vetë programin duke menduar se ishte koha për të ndihmuar zhvillimet progresive ne Kosovë dhe Shqipëri.
Ne këtë program u përcollen të gjitha ngjarjet historike që u zhvilluan ato vite…U intervistuan shumë personalitete te Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë trazirave ne Kosovë 1989, korrespondenti i Radios u bë Sali Kabashi ,veprimtar për të drejtat e njeriut Kosovë-Slloveni.Gjithashtu , nga Radio Prishtina , kisha korrespondent te famshmin Mehmet Aziri dhe bashkpuntorin Lekë Musolli. Nga Shqipëria , korrespondet i Radios qe Frrok Cupi , i cili mbulonte gazetën e parë demokratike “Rilindja Demokratike “ në Shqipëri.
3-Përpjekja për Liri
Në fundin e vitit 89 nga fillimi e 90 ,bëra të mundur sjelljen e Sali Kabashi dhe Jasha Zllobec ,të cilët me ndërhyrjen e Z.Ekrem Bardha dhanë dëshmi para Departamentittë Shtetit Amerikan .Ata u takuan me kongresmenë dhe senatorë.Takimet qenë të sukseshme për sensibilizimin e çështjes së Kosovës .Para largimit ,miqtë e nderuar i ndihmuam me një shumë prej 10,000 dollarësh per organizatën e tyre.
Fill pas atyre takimeve, Ambasadori Warren Zimerman, akredituar në Beograd ,jep një deklaratë bombë , për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Rasti i deshmisë së Z. Ekrem Bardha para Kongresit Amerikan,në rastin e Pjetër Ivezaj , dhe rasti i dëshmisë së Zotërinjve , Kabashi dhe Zllobec para Departamentit të Shtetit ,ishin çelsi i hapjes së dyerve dhe njohjes së problemit të Kosovës. Rastet e mësipërme tërhoqën vëmendjen e Shtetit Amerikan,të cilët hapen rrugë për të pritur dëshminë e Z. Ibrahim Rugova, dhe Anton Kolaj para Senatit dhe Kongresit Amerikan.
Pas këtyre ngjarjeve historike,marr një ftesë në qershor të po atij viti …nga Sali Kabashi , në nji vjetorin e “Këshillit pë të Drejtat e Njeriut” dhe shoqatës “Migjeni”, të drejtuar nga Naim Maloku .Merrnin pjesë akademikë ,artistë,historianë, këngëtarë e tjerë.Duke shfrytëzuar këtë rast ,në Hotel Holiday kemi biseduar me Gjeneral. Tom Berishaj, për një mundësi të shpejtë për formimin e njësive mbrojtëse në rast nevoje.Në ketë bisedë ishte i pranishem dhe Naim Maloku,më vonë komandat i UCK-së.
Pas takimeve me liderë të Kosovës,vizitova Dr.Tomë Berisha, i cili më dhuroi dy karta antarsie të “Lidhjes Demokratike” të shqiptarve në Kroaci.Kartat ishin me flamurin e kuq dhe pa yll.
Në muajin korrik-gusht të 90 ,sëbashku me Dr. Dom Lush Gjergji , profesorët Mark Krasniqi,Zekeria Cana, Anton Ceta , morëm pjesë në Tuz ,me festu 20 vjetorin e “Besëlidhja e Malësisë” njëzet vjet pa u vra asnjë shqipëtar.Policia Jugosllave ishte e pranishme në çdo qoshe . Shumë fjalime e urime e mbushën me jetë e shpresë atë takim. Vlen për tu theksuar , se një patriot i quajtur , Lush Nucullaj ishte arrestuar pasi kish tentuar të sillte në atë takim flamurin tonë shqiptar.Pas takimit ,organizuesit kishin pregaditur një darke tek “Kroni i Traboinit” . Me këtërast ,në fjalën time falenderova orgnizimin dhe organizuesit për këtë eveniment historik.
Aty merrte pjesë dhe Bajraktari i Grudës ,Gjeto Ivezaj. Bisedat qenë të ndryshme me sens kombëtar dhe familjar. Në skenë dolën një grup valltarësh kuq e zi. Tom Berisha , thotë : “ Eh, sikurë të kishim një flamur?!”
Unë menjëhere u përgjigja , “Flamurin e kam në gji!” , – “Mos luej me mue bre …” .Unë qesha dhe nxora flamurin prej gjoksit që e kisha dhe e shpalosa. Më i bukur dukej flamuri në dekorin e valltarve .Ai e mori flamurin dhe e ngriti mbi krye .U bashkua me të rinjtë.Zemra m’u ba mal.Aty ishin dhe Lekë Lulguri ,Gjeto Ivezaj dhe Vasel Gjonaj. Z.Lekë Lulguri u shpreh : “ Duhet ta kishim pasë flamurin dhe në Tuz!”
4-Levizja Demokratike në Shqipëri.
Pas themelimit te Partisë Demokratike Shqiptare,para zgjedhjeve të para pluraliste ne Shqiperi , mendova që të shkoja ne atdheun tim për të kontribuar sadopak për fitoren e demokracisë.Tatiana Luçi , më njohu me Kryeredaktorin e RD-së , Frrok Cupi ,i cili me mundësoi takimin me Dr. Prof. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko.Folëm për ndryshimet në Shqipëri dhe u afrova bashkëpunimin tim për çështjen e demokracisë.
Pikërisht ,me ftesë të Sali Berishaj,unë u nisa për në Shqipëri.Atje erdhi dhe Gjeto Ivezaj dhe Dode Ivezaj . Para se të nisesha ne Shqipëri,bisedova me Kapedanin e Mirditës , Ndue Gjon Markaj , i cili ishte Kryetar I “Blokut Kombetar Indipendent” .Ai delegoi për Shqipëri nga përfaqësues të këtij Bloku : Gjon Buçaj,Gjon Kadeli,Viktor Derragjati.
Meqë isha i ftuari personal i Sali Berishës, ai më priti në Hotel Tirana.Berisha ishte i shoqeruar nga Azem Hajdari, Genc Pollo dhe Arben Imami. Me buzëqeshjen karakteristike dhe dashurinë e një vëllai m’u drejtua :“ Kujtim ! Ja ku eshte Arben Imami ,bashkpunoni me njeri-tjetrin , dhe dua fitoren Puke – Mirdite !” Fushata filloi e ashpër ,por jo si në vitin 1991 që u martirizuan katër antarë të PD-së në Shkodër…
Radion e kisha lënë në dorën e Julian Cefës dhe Shtjefën Berishës.Informacionin e percjellja përditë për në Radio. Ishte një kohë që nuk do ta harroj kurrë . Njerëzit na prisnin me brohori, me dashuri,me lotë ne faqe.Ne flisnim nga zemra pse duhej ndryshimi.Të them të drejtën nuk dita ti dalloj moshat e tyre dhe me vinte keq ti pyesja .Ata dukeshin shumë më të vjetër.Nganjëherë gëlltisja lotët përbrenda kur degjoja historitë e tyre,megjithëse historia e familjes se Qafajve ishte po aq e dhimbshme sa e disave prej tyre.. Fitorja e Partisë Demokratike ndaj komunizmit gjakatar na bëri me krahë. Grupi jonë i kryesuar nga Arben Imami , fitoi katër deputetë në Mirditë dhe Pukë.
Takimin e fitores e bëmë tek hotel Tirana . Aty merrnin pjese :Ekrem Bardha ,Gjeto Ivezaj , Dode Ivezaj dhe Lek Lulguri.
Pasi u ktheva ne Miçigan ,mendova që ta mbyll radion . Misioni im per informimin kishte kryer ,duke pasur parasysh se demokracia në Shqipëri kish fituar.Vetë qeveria demokratike do të kryente misionin e vet historik duke i dhenë një shtytje ringritjes të popullit Kosovar për rivendosje . Me presidentin Rugova pata marrdhënie shumë të mira dhe me personalitete tjera të Kosoves dhe Shqipërisë ,duke u gjindur në çdo moment ku ishte nevoja për çeshtjen e madhe kombëtare. Organizata Vatra, qe djepi qe më përkundi ndër vite.Sot e kësaj dite ,pjesmarrja ime në këtë organizatë të nderuar ka influencuar në qënien time dhe ka ndihmuar ne vizionin për të ardhmen…