Propozim autokton Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës : Isa e Ismaili të rivarrosen në Mitrovicë

isa-e-ismaili

Propozim autokton Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës : Isa e Ismaili të rivarrosen në Mitrovicë

Gëzim Muçolli  Me njerëzit madhorë të historisë shqiptare merren të gjithë ata që duan respektin dhe vlerësimin e vet dhe të personazheve.

Shqiptarët qysh moti janë të njohur botërisht me dëshirën e tyre të pashoqe për protagonizëm.
U vendos që eshtrat e kryetrimit Isa Beg Boletinit të rivarrosen në Vlorë.
Shumë bukur.
Ishin Edi i gjatë dhe Hashimi i madh , dhe familjarët e Isait që natyrisht për hatër të burrave pranuan (siq doli në televizor dhe në gazeta) propozimin për në Vlorë.
Ne jemi njerëz që e duam bashkimin dhe unë si qytetar gjithmonë e kam pëlqyer simbolikën shqiptare.
Po si nuk i ra ndërmend askujt për një hap tjetër (historik) , të kundërt?!
Shqipëria Etnike apo Shqipnia e rilindasëve apo Arbëria e arbëreshëve tonë të dashur ka 2 pole në patriotizmin kombëtar që tërheqin fort zemrat e shqiptarëve të vërtetë.
Ato janë Vlora dhe Mitrovica , pasuria morale dhe materiale e kombit shqiptar.
Unë qytetari i Republikës së Kosovës kujtoj se do të ishte mirë që rivarrimi i Isa Beg Boletinit të bëhej në Mitrovicë dhe pranë varrit të tij të rivarroseshin eshtrat e Ismail Bej Vlorës.
Nuk do të ishte çudi e as mrekulli por detyrim ndaj nevojave të sotme dhe të ardhshme të kombit.
Çdo kush duke ardhur edhe nga jugu duke kaluar fushës së madhe pranë Krujës do të përshëndeste Kalanë e Skenderbeut dhe rrugës për në veri në Tropojë do ta gjente përmendoren e të madhit Bajram Begut i cili jo rastësisht e mban ende njërën dorë ngritur duke shenuar drejtimin kah i bie Kosova.
Atdheu duhet me zemër.
Atdhetarët e vërtetë atdheun e duan edhe me mendje e shpirt të pastërt.
, 15 maj 2015

Author: admin