Qëndrim Redaksional i Radio Zëri i Iliridës

 

Immagine

Qëndrim Redaksional i Radio Zëri i Iliridës
Të dashur miq dhe ju dëgjues të RADIO ZERI ILIRIDES dhe ju bashkadhetarë që gjindeni në diasporë dhe në atdhe,
Ne si medium mbarë shqiptar, medium i cili përherë ishte dhe është zë i vërtetë i popullit dhe nuk dirigjohet nga asnjë parti politike jemi duke përcjellur me vëmendje situatën aktuale në trojet tona shqiptare , pikërisht gjendjen prej të shtunës së 9 majit para një jave , ku në Lagjen e Trimave në Kumanovë u vranë dhe u plagosën njerëz të pafajshëm , u maltretuan keq banorët liridashës , u shkatërruan shumë shtëpi të shqiptarëve si dhe u burgosën shqiptarët .
Ne nga redaksia e “Radio Zëri i Iliridës” edhe pse jemi duke përcjellur këtë situatë jo të mirë, nuk kemi publikuar informacione për shkak se shumë media elektronike, portale dhe individë në rrjetet sociale kanë publikuar informata të ndryshme dhe kundërthënëse por publikimi tyre për neve na është dukur jo serioz pasi ato ndryshoheshin gati për çdo minutë dhe nuk arrihej të merrej vesh se çka po ndodhte në ato orë dramatike dhe cila është e vërteta.
Të shtunen e kaluar,me datën 9 maj 2015 , ne kemi përcjellur për 5 orë me program “live” situatën në Lagjen e Trimave dhe sonte duke bashkëndjerë dhembjen do të shprehim ngushëllime për ato familje që bijtë dhe bijat e tyre dhanë jetën për liri dhe atdhe dhe ju dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve si dhe te burgosurve që barbarisht janë rrafur nga policia sllavo maqedonase.
Ne ju drejtohemi me kërkesë partive shqiptare në ILIRIDË që të veprojnë sa më shpejt që të lirohen atë burgosurit si dhe të jenë unikë e të ngrejnë zërin që të mos luhet me fatin e shqiptarëve autoktonë nga sllavo-maqedonasit apo nga një shtet që nuk ka themel dhe dihet kur një shpi s’ ka themel shumë shpejt edhe rrënohet vetvetiu .
Kështu edhe shtetit të flliqur të Maqedonisë i ka ardhur fundit por kisha dashur nga njerzit që kanë marrë votën e popullit le ti dalin në ndihmë popullit shqiptar e jo veq interesave të tyre e në asnjë mënyrë mos të veprojnë siç bëjnë disa lider shqiptar që ju nështrohen si skllavi sllavo-maqedonasve duke thënë se do tu qëndrojnë besnikë deri në vdekje.
Për ju që mjaft tradhtuat votën e shqiptarëve, ju kujtojmë se duket që ju ka ardhur fundi edhe juve siç i ka ardhur fundi këtij shteti të qelbur sllavo-maqedon dhe do të fundoseni bashkë me të apo të përfundoni siq kan përfunduar shumë shqiptar tradhtar .
Ju thrrasim që ta dëgjoni popullin dhe sa nuk është bërë tepër vonë të ktheheni dhe të shikoni interesat jetike të popullsisë shqiptare dhe ta ndihmoni popullin tuaj , se nuk e meriton te vuaj nga tradhtitë dhe pabesitë që keni bërë deri tash.
Ne shqiptarët në trojet etnike në Maqedoni jemi populli më i vujatur. Kështu ju lus juve dhe gjithë intelegjencën shqiptare,nxënës dhe studentë, fshatarë e qytetarë, pra gjithë popullin shqiptar të mos shikoj interesat e ngushta të asnjë partie politike por te shikojë vetëm çështjen madhore kombëtare dhe të bëhemi bashkë njëherë e përgjithmonë se bashkimi bënë fuqinë.
Me këtë rast i lutem të gjithë partive shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Mal të zi si dhe në Preshevë, Medvegjë dhe në Bujanovc ,në gjithë trojet shqiptare që të bashkohen për të dalur zot dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve autoktonë e të leni mënjanë interesat personale apo partiake.
Ka ardhur koha që të bashkohemi të gjithë bashkë sot. A po i dëgjoni çfarë janë deklaratat e sllavo-maqedonasve, serbëve dhe bullgarëve se do ti shfarosin shqiparet se me ata nuk duan bashjetesë.
Nëse qeveria maqedonase nuk përmbush kërkesat e popullit shqiptar, ia bëjmë të qartë opinionit se s‘do të ketë më bashkëjetesë të dhunshme me ta por do të vijë deri te bashkimi i trojeve shqiptarëve .
Dëshira dhe vullneti për sakrificë nuk mungon kurrë dhe do të bashkohen kokat ,zemrat dhe trojet etnike shqiptare.
Ju përshëndes me respekt ,unë Dani drejtues i këtij mediumi mbarë kombtar dhe ekipi ynë i RADIO ZERI ILIRIDES.
Rroftë bashkimi kombëtar.

vula

16.05.2015  Italy

Author: admin