“MAQEDONIA” DHE SHTRESA E PARË E SAJ

0607

  Nga Dr.Gëzim Muçolli

“MAQEDONIA” DHE SHTRESA E PARË E SAJ
Në shumë vende europiane me shumë shije hahet një ëmbësirë frutash e njohur me emrin “Maqedonia”.
Ajo zakonisht përgatitet me përzierje të copave të pemëve të freskëta .
Për emrin e saj ekspertët e kuzhinave të famshme europiane nuk kanë asnjë dyshim, atë e lidhin me emrin e regjionit ballkanik të njohur për (mos)bashkëjetesën e popujve të ndryshëm (shqiptarët, grekët, serbët, maqedonët, turqit,etj.).
Por ekspertët e historisë zakonisht bazohen në burimet e tyre kur “shijojnë” ndonjë ngjarje apo të vërtetë të diskutueshme.
Sipas të dhënave historike nga shkrimet e Prokopit nga Çezarea, gjatë sundimit të perandorit romak Gjustinianit (i lindur nëTauresium Illiria me 11 maj 483;vdiq në Kostantinopol me 13 ose 14 nëntor 565), një zonjë e bukur e quajtur Antonia ishte gruaja e Belisario-s, gjeneralit të lavdishëm në shërbim të perandorit. Antonia kishte një dashnor të cilin e donte fort dhe siq ndodh zakonisht burri është njeriu i fundit që kupton tradhëtinë e të shoqes.Por si ndodhi e vërteta? Një shërbëtore e perandorit pas premtimit solemn se nuk do ti ndodhte asnjë gjë e keqe ,i rrëfen gjeneralit Belisario tradhëtinë e Antonias.
Antonia e zënë ngusht para burrit mohoi çfarëdo lidhje me këtë dëshmi tradhëtie martesore dhe në fund gjenerali i bindur nga ajo duke besuar në “pafajësinë” e Antonias, e la në mëshirën e fatit dëshmitaren Maqedonia.
Antonia shfrytëzoi rastin për tu liruar nga dëshmia dhe urdhëroi që t’ia prejnë gjuhën Antonias, të cilën e copëtoi në shumë pjesë të vogla .Ato copëza i grumbulloi në një thes dhe i hudhi në det.
Mendohet se nga kjo ngjarje ka dalur thënja: ” të bësh një maqedonia”.
Sipas këshillave të kuzhinierëve për të përgatitur një maqedonia të mirë,pasi të priten frutat në copa , së pari duhet vënë në pjatë pemët më të forta(si p.sh. molla) pastaj ato më të butat (kivi dhe dredhëzat).
Besoj se ka ardhur koha që gjithë qeveritë e pushtetshme të shteteve demokratike të Evropës duhet ta kuptojnë përfundimishte se në Ballkan nuk mund ta mbajnë në këmbë regjimin fashist të Gruevskit dhe gruevskëve të tjerë pararendës përderisa të mos përfillet shtresa më e fortë, më autoktone dhe demokrate e kësaj ane e ata janë popullsia shqiptare e Maqedonisë.
Mjaft më me maqedoni gjaku e baroti me mishin e shqiptarëve të pafajshëm.
Asnjë ekuilibër dhe paqe e rrejshme nuk mund të arsyetohet kur çmimin e paguajnë të pafajshmit.
Liri për shqiptarët ose secili në shtëpinë e vet

Author: admin