Zyrafete Kryeziu – Manaj dhe libri më i ri i saj me poezi” VASHA E VALÊVE”.Zyrafete Kryeziu – Manaj u lind më 1958,në Therandë(Suharekë).Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje,kurse shkallën e parë në Fakultetin e kultures fizike në Prishtinë.Pas mbarimit të studimeve punoi si mësimdhënse në Therandë,në Gllarevë të Klinës dhe në Gadime Të Lypjanit.
Shkaku për ndrrimin e vendeve të punës ishte se Zyrafetja u burgos në vitin 1982,për veprimtarinë e saj atdhetare.Edhe më e rëndë se vet burgosja ishte akti-momenti i arrestimit,akt ky që u realizua kur ajo ishte në orë të mësimit (punonte në Therandë),prej nga e dërguan në dhomat e hetuesisë.
Zyrafeti filloi të merrët me shkrime qysh në bankat e shkollës fillore,por deri rreth viteve ´80 nuk i botoi poezitë e veta. Më vonë revista “Kosovarja” u bë porta kryesore ku hynin dhe zinin vend poezitë e kësaj autore.
Libri i parë i Zyrafetes u botua në vitin 2001,menjëherë pas luftës së Kosovës dhe me arsye e titulloi “Lot i tronditur”.Librin e botoi shtëpia botuese “DRITRO”,në Tiranë
ATDHEU – MBÊSHTETJA E SAJ SHPITÊRORE DHE EMOCIONALE.
Shumë shpesh poezia e Zyraftete Kryeziut-Manajt shihet si poezi e vetëpërmbajtjes dhe me të drejt e ka cilësuar si të tillë krijuesi dhe moderatori i radio Stokholmit ,Shyqeri Sejdiu ,i cili poezinë e kësaj krijuese e përshkruan kështu:
“Pena e poetës duket se mban erën e qumshtit të nënës.Stili i saj i rrjedhshëm,përshkohet me vertetësi e sinqeritet në përshkimin e ngjarjeve dhe të karaktereve.Frymëzimin nuk e kërkon në fantazi,sepse fuqishëm ajo frymëzohet nga realiteti i jetës në Kosovë”.
Dr.Shaban Sinani për poezin e Zyrafetes thotë:
“Ajo shkruan poezinë për ta krijuar atdheun dhe për ta kundërpeshuar mungesën e tij”.
Poetja në këtë vëllim me anë të vargjeve të veta mundohet të nxjerr në pah të çarat e shoqërisë kosovare.Kryesisht e mundojnë dhe e dërmojnë rëndë skenat e llaftarshme të varfërisë.Skamja e gërryen thellë shpirtin e saj,siçe gërryen jeta e rëndë tërë atë lumë njerzish,nëpër rrugët e Kosovës.Për këtë vargu i saj ngreh zërin dhe me kryeneçësi,deshiron ta vrasë ndërgjegjën e shurdhër të njerëzve që luajn me fatin e popullit.
Poetja Zyrafete Kryeziu-Manaj nuk ngurron ta quajë këtë kohë-apoteoza e shekullit XXI-këtë periudhë kohe,për të cilën nuk kishte menduar kurrë as ajo vetë,se edhe pas tërë këtyre viteve të pas luftës,në Kosovë ende barra e varfërisë do të rëndojë mbi korrizin e popullit,duke pasur parasysh se një pjesë e vogël e ajkës së shoqërisë nuk di ku dhe kah t’i lë të mirat që ia krijojnë vetës- gjithmonë duke u thirrur e mbështetur në emër të popullit.Ky popull,nga viti në vitë zhgënjehet me realitetin e krijuar në Kosovë.Gëzimi për lirinë e Kosovës zbehet para këti realiteti dhe nga lot i tronditur poetja vjen tek lot i thyer dhe me këtë poezi tregon se sa e thellë është brenga për shoqërinë-popullin e saj:
Njëmijë copë loti mu thye
M’u shpërnda në shumë anë
Dhe çdo grimë e pjesëve të tij
Në një dhimje perfundon.
Poetja përkundër të gjitha këtyre tablove,gjen forcën dhe optimizmin se e mira per vendin e saj,do të vij e nuk do të jetë vetëm zi.Ajo i mbetët besnike idesë se e mira do të jetë triumfi mbi të ligën.
Ajo është një autore që nuk tenton të krijojë sasi,por gjithmonë ngul këmbë të cilësia e vargut. I pëlqen që vargu i saj të jetë sa ma real dhe i kapshëm për secilën gjeneratë.Thjeshtësia e saj shpirtërore sikur nderlidhet tek vargu i saj dhe bëhet fuqia vet.
Përtej fatit të autores mund të gjeni mërgimtarin,skamnorin,artistin,dhe shume ma shume deshiron qe bota femërore të zë vendin e merituar në shoqëri dhe pa dyshim qe ajo – pra femra shqiptare ,është kryetema e vargut të saj dhe jo rastësisht autorja e emërton librin e saj me titullin “Vasha e valëve”.
Vargu i saj përmban gjendje psikologjike të larmishme ,që lidhen me perjetime të fatit individual dhe shoqëror. Thell brenda saj nuk mungojn ngjarje dhe situata.Ajo sikur e ndien vetën më të fortë, më të qëndrueshme kur është në gjirin e atdheut dhe për këtë fuqishëm i thërret atdheut të saj,nënës dhe shoqërisë në një poezi:
Në stinët plot vapë
Që dhimbjet shkel
Dita po vjen-pritnani
S’jemi harrimtar.
Autorja e këti vëllimi,siç është thënë edhe të libri i saj i parë,është një person që dëshiron të komunikojë me botën që e rrethon.Ajo e lufton smirën në shoqëri,fjalës së dhënë dëshiron çdo herë t’i mbtet në besë – virtyt të cilin e fitoi në gjirin familjar dhe e barti nëpër rrugët e jetës ngado që valët e jetës e përplasën poetën në fjalë.
Zyrafete Kryeziu-Manaj edhe në kohën e vuajtjes së dënimit nëpër burgjet UDB-së nuk e ndali vargun e saj.Krijoi dhe shumë nga poezit e saj u botuan nëpër revistat e kohës me emrin Besa Guri.
Stili i saj i rrjedhshëm dhe gjuha shumë komunikative e bënë lexuesin për vete.Gjatë leximit të poezisë së saj,pa dyshim lexuesi sikur e gjen vetën brenda vargut,në mes të rrokjeve dhe kjo është ajo që i jep kahjen e drejtë dhe besimin e fortë lexuesit që të jetë pran poezisë së saj.Ajo është një autore,që me sharmin e fjalorit të saj,do të zë pa dyshim vendin e merituar në artin poetik.
prof. Hidajete O. Bytyçi.
ORÊT TONA MOS T’NA VRASIN
Nëpër harrime s’bën të ecët
Se s’do ta njohim vetën tonë
N’vertikale të denjë t’qendrojmë
Kështu kërkohët nëpër kohë.
Shumë respektë për vëllau – vëllanë
Që orët tona mos t’na vrasin
Nga ylbere ngjyra të marrim
Vitet prap per vite t’flasin.
SHPALOSJE
Shpalosa të lashtat kujtime
Në skenën pa perde
Vargje recitova:
Për malin
për erën
për fushën
Për lojen e pëlumbardhave.
KUR ORA RA
Ëndrra mu thye
Kur ora ra
Dhe mbreti humbi fronin
Qe nga agimi
Pastaj
E rënd dita vazhdoi
PORTRET ANONIM
Ti nuk meriton
Anonim të mbetësh
Një emër nga unë e ke.
Sa herë bie e zgjohem
Bukurinë tënde takoj,
Pëlhura të shtrnjëta
për ty u deshën
Dhe akuarele që ndrrojn formë.
Në dritën e syve tu
gjeti shprehjen
dorë e piktorit.
LISIT SHEKULLOR
Ti shtërngatë
përcolle
në kohëra
fortunë.
nëpër histori
rrënjët lëshove,
kurorëgjërë u bëre.
nënë hijen tënde,
dashuritë
zjarrin fiknin
e zogjët
lojën fillonin
nga e para.
SY QÊ FLASIN
Dy sy
të varur
në pëlhur
të kujtsës
më flasin.
Ata më kujtojnë
lazdrimin e erës
dhe lojën e yjeve
nëpër net.
THERANDË
Katrahurat e kohës
në palcë të goditën
por ngjyrën e jetës
s’ta mundën dot
qyteti im.
Në oxhaqet tua
Flaka edhe pse humbi fuqinë
ajo rujti ngrohtësinë
që ma von ta shtoj rritën.