E PRESIN KAMPIONEN E BOTËS

Qindra qytetarë kanë udhëtuar drejt Aeroportit të Prishtinës, për ta pritur xhudisten Majlinda Kelmendi, e cila fitoi titullin e Kampiones së Botes të martën në Brazil.

Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe xhudisten Nora Gjakova, pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:15.

Ndërkohë, në orën 18:30 është paraparë konferenca për media. Pas kësaj Majlinda, Dritoni e Nora do të nisën drejt Prishtinës, ku në sheshin ‘Nëna Terezë; i është organizuar një pritje madhështore.

Pas kësaj, treshja pejane do të udhëtojnë dejtë qytetit të tyre të lindjes – Pejës, ku edhe atje i është organizuar një pritje siç i ka hije kampionëve.

Author: admin