Gjatë festës së mbrëmshme të kryetarit të ri të Srugës, Ziadin Sela, në fshatin maqedonas Vranishtë është therë me thikë një qytetar shqiptar nga Labunishta.
Përveç tij, katër persona të tjerë janë sulmuar fizikisht nga një turmë e qytetarëve maqedonas të cilët të hidhëruar nga fitorja e Selës në Strugë kishin bllokuar rrugën që shkon për në fshatin Labunishtë.
Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka ndaluar që të vijë deri te ndonjë incident edhe më i madh pasi ishin grumbulluar banorët e fshatrave përreth si Labunishta, Oktisi, Veleshta, Podgorca, të cilët mblidhen në dalje të fshatit Vranishtë.
Policia deri në orët e mëngjesit ka qëndruar aktive dhe në gjendje gatishmërie që të mos ndodh ndonjë incident tjetër. Tani për tani gjendja është e qetë