Përmeti-qytet në Shqipëri. Oseku-mal në Gjakove. E ky djaloshi që po shihni në foto i ka që të dyja brenda vetës. Edhe Përmetin, edhe Osekun. Është ky pikërisht Përmet Oseku me gjak shqiptarë, por i lindur në Venedikun e veriut, në Stokholm të Suedisë. Ndoshta dikujt do ti duket paksa patetike e gjithë kjo. Dikush tjetër ndoshta do ta ketë zili. E unë që e njohë për së afërmi, them sa i bekuar është ky djalë. I bekuar se u lind nga dy prind të mrekullueshëm. I bekuar se mban gjakun e një gjyshi atdhetarë dhe një gjysheje të mrekullueshme-ashtu siç dinë të jenë vetëm nënat dhe gjyshet shqiptare!
I bekuar se pati afër njerëzit që ti dhurojnë dashuri dhe t’i përçojnë atdhedashurinë. Dhe sot, ja tek e shohim duke përçuar edhe ky dashuri dhe atdhedashuri për kombin mu në mes të stadiumit “Ulevall” të Oslos. Është tifozi kuq e zi më i ri që ishte në këtë stadium, dhe njëkohësisht edhe anëtari më i ri i tifozëve kuq e zi! Përmeti tani mbushë vetëm nëntë pranvera! Më zgjon shumë ndjesi ky djalë. Shikoj foton e tij dhe njëkohësisht flas me veten time, a mos prania e tij në këtë stadium ishte shenjë e fitores sonë në Oslo! A e kishte parandjerë ky se do të fitonim, andaj po buzëqeshte kaq ëmbël? Pse po rrinte kaq afër portës së Etrit Berishës? Sigurisht po të kishte mundësinë do ti largonte edhe rrethojat e stadionit e do të shkonte te ajo portë, si një engjëll mbrojtës.
Se di por dua të besoj se Etriti e pa buzëqeshjen dhe entuziazmin e Përmetit, këtij djaloshi që në kokë mbante një qeleshe gjirokastrite, dhe mori edhe më shumë forcë që të mbajë të paprekur rrjetën e tij! Edhe Salihu me goditjen e tij, mendoj se u inspirua nga zëri I tij dhe kënga që po këndonte “O sa mirë me qenë Shqiptar”, “Shqipëri etnike” ej. Se di por mbrëmë ndërsa po shikoja lojën, njëkohësisht shikoja këtë engjëll shqiptar dhe se di si por më jepte ndjesinë e triumfuesit, andaj edhe po e prisja fitoren! Edhe sot gjatë gjithë ditës, më përcjellë buzëqeshja e këtij djaloshi dhe ndjesia që më jap për të besuar se e ardhmja e kombëtares sonë do të jetë më e mirë, por jo vetëm e tyre por e gjithë Shqiptarisë. Dhe për fund unë dua të thërrasë: Përmet, Përmet ti ishe forca e kombëtares, ti je shembull dhe frymëzim për gjithë të rinjtë. Ti i jap dashuri, shpirt dhe fuqi krejt Shqiptarisë!