Shqipja, gjuhë “zyrtare” në qeverinë zvicerane

Të inetreresuar për çështjen azilkerkuesve shqiptarë në Zvicër, redaksia e agjencisësë lajmeve “Presheva Jonë” në Zvcër ka kontaktua me autoritetet e Bernës, përkatësisht Entin Federal për Migracion (BFM). Pas bisedës që zhvilluam me Michael Glauser zëdhënës i BFM-së mbi situatën e refugjatëve nga viset e Ballkanit, zyrtari nga Berna na tha se “më gjerësisht do t ju njoftojmë përmes një komunikate shtypi të cilët do t’ju nisi për pak minuta, që sigurisht do ta mirëpresni, që do të jetë edhe një surprizë për ju.” Surpriza ishte se komunikata na erdhi në gjuhën shqipe (me titull:”Procedura 48-orësh do të zgjerohet mbi Kosovë dhe Gjeorgji”) e jo si zakonisht në tri gjuhët zyrtare:gjemrnaisht, frengjisht dhe italisht.

Z.Michael Glauser zëdhënës i BFM-së këtë hap e shpejgon si një rezultat i bashkepunimit të mirë të dy vendeve, përkatesisht me ambasadën kosovare në Zvcër, duke dëshmuar vlerat e tolerancës dhe rrespektit ndaj të huajve pra edhe ndaj gjuhëve të tyre.

“Meqenëse në Zvcër kemi një komunitet të madh dhe të rëndësishëm, për t’u integruar më mirë dhe për t’u kuptuar më mirë mes veti nga sot kemi filluar që komunikatat që i shpërdojmë për opion të jenë edhe në gjuhën shqipe..” tha ne vazhdim z.Gisler.

Po ashtu në faqen e internetit të qeverisë zvicerane hasëm në një letër, masazh në gjuhën shqipe ku Ministrja e Drejetësisë dhe Policisë zvicerane (DFJP) Simonetta Sommaruga i dretohet shqiptarëve, duke j dëshiruar mirëseardhje e përzemërta në Zvicër.

Këshilltarja Federale znj. Sommaruga në këtë letër në gjuhën shqipe ndër tjera ka shkruar: Ju keni vendosur që të jetoni në Zvicër. Kjo sjell me vete shumë ndryshime. Në krahasim me atdheun tuaj shumë gjëra mund t‘ ju duken të panjohura. Puna, shkolla, shëndetësia, trafiku dhe shumë gjëra të tjera janë organizuar ndryshe. Pavarësisht nga fakti se sa kohë do të rrini përfundimisht: Shfrytëzojeni kohën këtu si shans. Në çdo rast ia vlen që ta njohësh Zvicrën. (…) Që të orientoheni mirë në jetën e përditshme , ju duhet ta dini gjuhën. Për një fillim të mbarë ju keni nevojë, përveç kësaj, për njohuri mbi aspektet më të rëndësishme të ligjeve, të shoqërisë dhe të shtetit në Zvicër ” (…)

“Që t‘i dilet mbanë bashkëjetesës së përbashkët duhet pak kohë. Duhet durim dhe „vullneti i imigrantëve si dhe çiltërsi e popullsisë vendëse“. Kështu shkruhet në ligjin tonë për të huajt. Informacionet e dhëna duhet t‘ ju japin një shikim të parë në Zvicër dhe duhet ta hapin derën për ju për një fillim të mbarë.” përfundon letare e znj.Sommaruga me fjalët në shqip : Ju dëshrojmë një Mirëseardhje të përzemërta në Zvicër !

Për fund, kjo do të ishte përgjigje më e mirë e Zvicrës disa gojëkqinjve , të cilët përmes disa kulbe formuesh krtikojne e akuzojne parreshtur

Author: admin