Kosova është shtet i ri dhe me një buxhet të kufizuar, por edhe pa një interesim të duhur për fatin e qytetarëve të vetë jashtë atdheut.
Ja një shembull: shtetit tonë që tani po i bën 5 vite pavarësi dhe 8 vite tjera nën administratën e OKB-së, ndërkombëtarët ende nuk kanë arritur që t´ia heqin një obligim financiar të sanksionuar me rregullore të UNMIK-ut, siç janë pagesat shtesë për sigurimin e makinave, kur mërgimtarët shkojnë në vendlindje, e lëre më të ndajnë ndonjë buxhet të veçantë për t’i stimuluar aktivitetet e tyre kulturore, mësimin plotësues të gjuhës shqipe, historisë dhe informimin e duhur për fëmijët e mërgimtarëve, siç bënë Kroacia apo vendet tjera të BE-së.