15 VJET NGA DEMOSTRATA E MADHE SHQIPTARE NË VICENZA TË ITALISË

21 MARS 1998 – 21 MARS 2013

15 VJET NGA DEMOSTRATA E MADHE SHQIPTARE NË VICENZA TË ITALISË
Ishte e shtune ,dita e parë e pranverës së vitit 1998.Ende nuk kishin kaluar dy javë nga masakra e policisë dhe ushtrisë serbe në mesin e banorëve të fshatit Prekaz në Drenicë,ku ishin vrarë pa dallim dhjetëra viktima prej pleqëve të moshuar deri te gra shtatëzëna dhe fëmijët e djepit.Pas një lufte të pabarabartë ishte vrarë edhe Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari bashkë me vëllaun Hamzën dhe gjithë anëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpitë e tyre.
Në qytetin Viçenca të Italisë me 21 mars ,përballë hyrjes së bazës Nato ,kazermës Ederle të ushtrisë amerikane ,po vërshonin si lumë turmat e bashkatdhetarëve nga gjitha viset e Shqipërisë etnike, derisa bashkë me Engjëll Koliqin,Massimo Corradi,Arsim Berishën,Xhavit Fetajn,si dhe aktivistë tjerë të mërgatës kosovare si Xhafer Berisha,Valdete Muçolli-Llumnica,Hamit Kurti,Dalip Krasniqi,Fadil Shabani,Izet Zeqiri,Xhemail Gashi,etj.po i ndërlidhnim përgaditjet e fundit në koordinim me policët dhe karabinierët e caktuar për ruajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e protestës proamerikane dhe prokosovare dhe kundër barbarisë serbe,aty ishin edhe udhëheqësit e Digosit (Policia sekrete italiane) të Viçencës të cilët po kërkonin spjegimet e fundit prej nesh dhe garancitë që nuk do të ndodhnin ekcese dhe bllokim i rrugës,e që parreshtur po komunikonin me strukturat e sigurisë amerikane brenda bazës Nato.Dukej që edhe ato ishin në agjitacion dhe nga dritaret po dukeshin mes perdeve persiane objektivët e videokamerave që po xhironin gjithë atë që po ndodhte.
Derisa përgjegjësi i Digosit po na dëftonte se ishte praktikë e zakonshme që CIA të inçizonte në raste të tilla manifestimet para bazës ushtarake të Natos,tek po vinin bashkëatdhetarë tjerë nga Italia në grupe siq kishin zbritur nga autobusët me parulla dhe flamurin kombtar në duar duke brohoritur fuqishëm UÇK-UÇK si dhe Rugova-Rugova.Përnjëherësh kur u bashkuan me ata që kishin ardhur paraprakisht i gjithë vendi jehonte fuqishëm në thirrje për angazhim direkt ushtarak të ushtrisë amerikane dhe të Natos në Kosovën martire të robëruar nga barbarët serbë që po vrisnin edhe fëmijët në djep.Pas fjalimeve të rastit erdhi vetë përgjegjësi i Digosit dhe shprehu kërkesën e Komandantit të Bazës Nato që të takojë menjëherë personalisht një delegacipon kosovar që ti shpreh kërkesat e protestuesve kosovarë.I takoi zotrinjve Engjëll Koliqi gazetar ,patriot dhe aktivist i dalluar dhe Arsim Berisha kryetar i Fondit të trepërqindshit të Qeverisë së Kosovës në ekzil,të cilët pas një bisede mjaft produktive i dorëzuan dokumentin e Peticionit të kosovarëve të Italisë të shkruar nga Gëzim Muçolli bashkë me firmat e mijëra kosovarëve.Komandanti i bazës gjatë këtij takimi kishte qenë i kënaqur që ishte hera e parë që populli i Kosovës po kërkonte intervenim direkt të amerikanëve dhe Natos pa e lutur më Okb-në dhe të ashtuquajturën Bashkësi Ndërkombtare të cilave nuk po iu bëhej vonë për barbaritë në Kosovë.Para manifestuesve të cilët po prisnin jashtë kur dolën Engjëlli dhe Arsimi dhe thanë premtimin e gjeneralit amerikan se dokumenti i nënshkruar prej kosovarëve bashkë me raportin e takimit me përfaqësuesit tonë të hënën do të ishte në tavolinën e Uesli Klarkut në selinë e Natos në Bruksel dhe komandantit në Pentagon si dhe ministrit të mbrojtjes në qeverinë e Klintonit.
Vetëm dy javë pas flijimit të Prekazit fjalët e gjeneralit se Amerika do të përkrahë me të gjitha mjetet luftën për çlirim të popullit të Kosovës ngrohën zemrat e shqiptarëve të tubuar atë ditë të ftohtë e me reshje të herëpashershme të borës para Bazës ushtarake amerikane nga e cila ishin komanduar aksionet ushtarake kundër Gadafit në Libi,pastaj,kundër trupave okupuese të Irakut në Kuvajt,si dhe në bombardimet e trupave të Natos gjatë luftës në Bosnje.
Ishte moment emocional i papërsëritshëm dhe i paharruar kur entuziazmi i masës së tubuar shpërtheu me valëzimin e flamujve kuqezi dhe me thirrjet kumbuese,UÇK-Rugova,Liri për Kosovën,Kosova Indipendente,Adem Jashari,etj.Jehona e këtij manifestimi në mbrëmje nëpërmes valëve satelitore të Radio Televizionit Shqiptar dhe Radio Tiranës jehoi në gjithë botën duke u dhënë forcë dhe shpirt ushtarëve të Uçk-së nëpër istikame përballë armikut shekullor,të cilët vazhduan luftën e tyre edhe një vit deri në intervenimin e ushtrisë amerikane dhe të Natos në Serbi dhe Kosovë në vitin 1999,që solli deri te çlirimi i Kosovës.

Nga  Gezim Muçolli

 
 
Author: admin