Dritaret e mbyllura dhe lagështira e përkeqësojnë situatën në ambientet e brendshme, sepse rrisin përqendrimin e alergjenëve. Merimangat, poleni, kafshët shtëpiake, por edhe abuzimi me produktet e pastrimit, qëndrojnë prapa rritjes së vazhdueshme të pezmatimit të lëkurës dhe të astmës
“Alarm për hundën, sytë, mushkërinë dhe lëkurën”
Një gram i vetëm pluhuri përmban deri në 10 000 alergjenë prej merimangave. Pluhuri, ndërkohë, është një nga treguesit kryesorë të alergjenëve që mblidhen në shtëpitë tona: poshtë krevatit, në qoshet e dyshemesë ose poshtë dhe sipër mobilieve. Këta alergjenë, së bashku me produktet e insekteve, nga kafshët e shtëpisë dhe polenet që hyjnë nga dritaret, janë përgjegjësit e parë të rinitit, reaksionit të lëkurës si urtikaria dhe pezmatimi i lëkurës.
Një fenomen në rritje
Tani, një e treta e europianëve vuan nga të paktën një gjendje alergjike dhe është vlerësuar se deri në vitin 2020 një në dy njerëz do të vuajnë nga këto çrregullime. Në dimër problemet përkeqësohen duke parë që ndërrimi i ajrit reduktohet dhe kthehet në mjegull, ndërkohë vesa dhe shiu rrisin lagështirën e ajrit. Të gjithë këta faktorë favorizojnë përqendrimin e alergjenëve të brendshëm, të cilët mbledhin pluhurin. Alergjenët kryesorë janë merimangat (përgjegjëse për rreth 20 për qind të të gjitha alergjive respiratore), që pothuajse qëndrojnë kudo. Më të zakonshmet janë dermatofagoides farinae dhe pteronyssinus që ushqehen me lëkurë, mbetje ushqimore ose me mykun e pluhurave të shtëpisë. Ato kanë tendencë për t’u fshehur në dollapë, mobilie, qilima, shtretër dhe veshje, ku aty gjejnë një burim të ushqimit dhe kushte të favorshme të mjedisit për ekzistencën e tyre. Ato shkaktojnë bllokim të hundëve ose rrufë, teshtimë, gudulisje të bronkeve tek astmatikët dhe favorizojnë dermatitin alergjik.
Alergji mund të shkaktojnë edhe qimet e kafshëve të shtëpisë, sidomos qentë dhe macet, por edhe lepujt dhe brejtësit.
Shpërthimi interaktiv në shtëpitë tonë
Pikërisht për këtë arsye, depërton thellë në rrugët respiratore dhe provokon astmë bronkiale dhe irritime të lëkurës. Por rritja e rasteve të alergjive në shtëpi ndodh gjithashtu edhe për shkak të përdorimit, ndonjëherë të tepruar, të pastrimit të shtëpisë. Këtë e konfirmon edhe një studim suedez, ku janë ekzaminuar 198 fëmijë me astmë dhe alergji dhe 202 të tjerë të shëndetshëm krahasuar me rezultatet e analizës së ajrit në dhomat e tyre për të monitoruar komponentë të ndryshëm kimikë. Hulumtimi ka treguar se prania e komponentëve të tillë si ethers glycol propylene (PGE), të pranishëm kryesisht në bojërat dhe produktet e pastrimit, rrit rrezikun e astmës dhe alergjive. Por cilat janë substancat më agresive dhe irrituese? Molekulat të ndodhura në zbardhues mund të shkaktojnë disa vështirësi në frymëmarrje; metalet që gjenden në disa produkte pluhur mund të paraqesin një problem veçanërisht për ata që tashmë vuajnë nga një alergji e nikelit, kobaltit dhe kromit. Komponentët e përdorur për të parfumuar detergjentët, për shembull, mund të shkaktojnë probleme të bronchoconstrictionit të agjentëve astmatikë.
Alergjeni
Alergjeni është një substancë e padëmshme zakonisht për shumicën e njerëzve, por në disa individë (individë alergjikë) është e aftë për të prodhuar manifestime alergjike të natyrave të ndryshme (astmën, problemet me lëkurën etj.)
Ato kanë tendencë për t’u fshehur në dollapë, mobilie, qilima, shtretër dhe veshje, ku aty gjejnë një burim të ushqimit dhe kushte të favorshme të mjedisit për ekzistencën e tyre
Molekulat të ndodhura në zbardhues mund të shkaktojnë disa vështirësi në frymëmarrje; metalet që gjenden në disa produkte pluhur mund të paraqesin një problem veçanërisht për ata që tashmë vuajnë nga një alergji e nikelit, kobaltit dhe kromit