Aplikacioni “Facewash” pastron menjëherë profilin në Facebook

Shumë prej nesh kanë vite që janë bërë pjesë e rrjetit social Facebook. Kjo do të thotë se në profilet tona ekziston një numër shumë i madh postimesh nga miqtë, përditësime statusesh, fotosh apo linkesh të cilat mund ti shohim falë shtrirjes në kohë “Timeline” apo opsionit të ri të kërkimit “Graph Search”.

Me kalimin e viteve shumë postime të mëparshme mund të na duken aspak serioze dhe mund të mos duam ti kemi më të publikuara në profilin tonë. Timeline e ka bërë më të thjeshtë shfletimin e postimeve ndër vite diçka që më parë mund të kërkonte disa orë.

Aplikacioni i ri Facewash lehtëson shumë gjetjen dhe fshirjen e posteve të parëndësishme dhe joprofesionale.

Ky program i zhvilluar në Universitetin shtetëror të Kent i kërkon postimet në Facebook sipas një liste fjalësh kyçe të hartuar më parë që konsiderohen si ofenduese ose alarmuese për ata që mund të shohin profilin tuaj ose sipas fjalëve kyçe që ju vetë vendosni.

Aplikacioni më pas skanon profilin dhe shfaq rezultatet e fjalëve kyçe nëpër komentet e postuara tek faqja juaj kryesore, komente nëpër foto të ndryshme, linke apo foto të tjera që ju keni pëlqyer, statuset e përditësuara që keni postuar apo faqe ku ju tashmë jeni regjistruar si fans. Klikimi në linkun përkatës ju drejton tek postimi në Facebook ku ju do keni mundësi të modifikoni kushtet e privatësisë ose ta fshini plotësisht atë postim.

Twitter zbulon aplikacionin Vine për krijimin dhe shpërndarjen e videove

“Shumë njerëz duan që të paraqiten sa më seriozë tek punonjësit e ardhshëm ndaj ju nevojitet që të pastrojnë prezencën e tyre online manualisht. Ne dëshironim që ta bënim këtë gjë shumë të thjeshtë prandaj vendosëm të automatizonim proçesin e gjetjes së përmbajtjes që duhet të pastrojmë”, thotë Fullmer njëri prej zhvilluesve të aplikacionit.

Ky aplikacion fillimisht u mendua për studentët por me kalimine e kohës është vënë re se është i dobishëm për të gjithë ata që kërkojnë punë.

Foursquare lëshon aplikacionin mobil për biznese

“Duke ju referuar kushteve aktuale ekonomike, shumë profesionistë me përvojë kanë përfunduar të papunë dhe më në fund po intervistohen pas një periudhe të gjatë ku ata mendonin se kanë qenë në një pozicion të sigurt”, thotë Fullmer. “Këta persona Facewash i ndihmon duke ju dhë siguri në një fushë që nuk ishin shqetësuar ndonjëherë më parë”.

Author: admin