Po afrohet ora kur asteroidi i koduar 2012 DA14 do të qaste shumë pranë planetit tonë!
Më 16 shkurt 2013 asteroidi do të kaloj kaq pranë Tokës, saqë do të ndikojë në satelitët e telekomunikacioneve që ndodhen në orbitën e tokës. Shkencëtarët pohojnë se asteroidi do t’i afrohet tokës në një distancë të afërt të krahasuar me një “fije floku” por me përmasa kozmike!
Vitin e shkuar kur ishte zbulua ky asteroid kishte ngjallur panik, pasi shkencëtarët nuk njihnin shumë për të dhe se cila ishte orbita e tij. Një vit më vonë, po të njëjtit shkencëtar pohojnë se fuqia magnetike e Tokës mund të ndikonte, përkatësisht me distancën që ai do kishte me planetin tonë.
Megjithatë, parashikimet e astronomëve bëjnë fjalë për një distancë më të shkurtër se ajo nga Toka me Hënën dhe për këtë shkak, ky fenomen ndiqet me vëmendje shumë të madhe.