Linda Halimi është e lumtur që është kthyer me dy çmime nga festivali “Nota Fest”, nata finale e të cilit u mbajt më 4 dhjetor.U vlerësuam me çmimin e dytë dhe me çmimin ´Best interpreto´. Mendoj që kanë qenë shumë korrekt në vlerësimin e këngëtarëve dhe kjo më bënë të ndihem mirë. Vetë fakti që Berkani, i cili u prezantua me një këngë të mirë, mori çmimin e parë, na la të kuptojmë se këngët po vlerësohen siç duhet”, është shprehur Linda për ´Infopress´.
“Pas incidentit në ´Kënga Magjike´, ky çmim më ka gëzuar shumë. Siç thonë ‘pas shiut edhe dielli do të dalë’. Prandaj jam shumë e lumtur që unë dhe Big D rrëmbyem dy çmime dhe e falënderoj që e ka zbukuruar këngën. Publiku ka qenë i jashtëzakonshëm dhe me gjithë ato duartrokitje e brohoritje nga fillimi e në fund të këngës”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ka treguar se gjithashtu kësaj kënge do t’i realizohet edhe video klipi.
“I kam disa ide dhe dua që ai të realizohet sa më mirë. Ndryshe nuk do ta bëjmë fare”, ka pohuar Linda Halimi.