Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange të premten tha se ai dhe kolegët e tij janë të vetëdijshëm për kërcënimet me vdekje, që erdhën pasi që publikuan në faqen e tyre të internetit dokumentet sekrete të diplomacisë amerikane, njoftojnë agjencitë.
Duke u përgjigjur në pyetjet dërguar në adresën e tij të internetit Assange tha se pritet publikimi i dokumenteve të reja.
Ai po ashtu zbuloi edhe përmbajtjen e tyre. “Ia vlen të përmendet se pjesë të dokumenteve arkivore që pritet të publikohen përmendin shumë shpesh edhe UFO-t”, tha themeluesi i Wikileaks.