Albëria: Jam shumë e dhënë pas familjes

Albërie Hadërgjonaj gjatë një intervistë për mediat shqiptare, ka treguar se kohën e lirë i pëlqen ta kalojë sa më pranë familjes së saj.“Kohën e lirë e kaloj me vajzat dhe Mentorin. Jam shumë e dhënë pas familjes dhe dua t’i bëj të ndihen plot, pra dua të jap përkushtimin tim maksimal si nënë dhe bashkëshorte, pasi ata e meritojnë vërtetë. I dua pa masë”, ka thënë Albëria.

Këngëtarja kosovare e cila jeton në Shqipëri ka pohuar se ajo nuk e sheh veten të pasur, por mundohet të jetojë një jetë të mirë.

“Unë nuk jam e pasur, por jetoj shumë mirë. Për këtë falënderoj çdo ditë Zotin”, ka thënë Albëria.

Author: admin