Vjen versioni i ri Chrome

Google pa bërë shumë zhurmë ka paraqitur versionin e ri të shfletuesit të saj të internetit i cili ka evoluar deri te versioni 8.Google Chrome 8 sjell disa arnime të cilat lidhen me sigurinë dhe stabilitetin e vet shfletuesit, mirëpo edhe disa risi të cilat do t’u mundësojnë përdoruesve që më thjeshtë të konsumojnë përmbajtjet e internetit.

Risia më e rëndësishme është lexuesi i integruar i dosjeve .pdf, të cilat pronarët e shfletuesit mund t’i hapin në Google Chrome, pa pasur nevojë të nisin aplikacione ‘të jashtme’. Duke marrë parasysh se dashakeqët shpesh përdorin pikërisht formatet .pdf për sulme në kompjuterë të përdoruesve, Google ka vendosur një numër mbrojtjesh sigurie në shfletues.

Google Chrome i ri po ashtu ka mbështetje të integruar për Chrome Web Store, një vend të thjeshtë ku përdoruesit mund të shkarkojnë dhe blejnë shtojca për shfletuesin e uebit, mirëpo ai dyqan online ende nuk është lansuar për publik. Google ka paralajmëruar lansimin e Chrome Web Store për tetorin e këtij viti, mirëpo kjo gjë ende nuk ka ndodhë.

Author: admin