Pastrimi vjetor i dhëmbëve në ordinancën e dhëmbëve mund ta zvogëloj rrezikun nga infarkti i zemrës për 24 për qind krahasuar me ata që i shmangen këtij trajtimi, kanë gjetur hulumtuesit nga Tajvani.
Ata që pastrojnë dhe bëjnë lustrimin e dhëmbëve nga dentisti ose higjienisti dentar gjithashtu kanë rrezikshmëri më të vogël për 13 për qind nga gjakderdhja në tru, thotë ky studim. Hulumtuesit do ta prezantojnë këtë raport në takimin e Asociacionit Amerikan të Zemrës në Orlando, Florida.
Pastrimi i dhëmbëve ulë nivelin e baktereve në gojë të cilat mund të shkaktojnë inflamacione kronike, thotë autorja e studimit Zu-Yin Chen, kardiologe. Inflamacioni përcjelljet me formimin e pllakëzave në enët e gjakut dhe forcimin e arterieve gjë që mund të çoj në sulm të zëmrës dhe goditjes në tru, shton ai.
“Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, ndërsa ne të gjithë duhet të ndihmojmë njerëzit që të mësojnë ase si ta mirëmbajnë higjienën e gojës”, thotë Chen.
Gjetjet e sotme fillimisht tregojnë se pastrimi i rregullt i dhëmbëve e ul rrezikun nga sulmet e zemrës dhe atyre në tru, shton ajo. Mirëpo, studime të mëtejme nevojiten të sqarojnë se si pastrimi i dhëmbëve ndikon në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të zemrës, si dhe të shihet nëse pastrimi i rregullt e ulë rrezikun nga sëmundjet tjera, si kanceri dhe sëmundjet e imunitetit, përfundon Chen. /