Dredhezat mund ta mbrojne lukthin nga alkooli

Në një eksperiment, shkencëtarët evropiane kanë vërtetuar se ngrënia e dredhëzave zvogëlon dëmin që alkooli mund t’i shkaktojë mukozës së lukthit. I publikuar në revistën Plos One, studimi mund të kontribuojë në përmirësimin e trajtimit të ulcerat e lukthit.
Konkluzionet e studimit janë që një dietë të pasur me dredhëza mund të ketë efekt të dobishëm në parandalimin e disa sëmundjeve të lukthit . Kjo pemë mund të ngadalësojë formimin e ulcerës në stomak tek njerëzit.

Gastrit ose inflamacion i membranës së mukozës së lukthit është e lidhur me konsumin e alkoolit, por mund të shkaktohet edhe nga infeksione virale ose nga medikamente anti-inflamatore jo steriode (të tilla si aspirina), si dhe nga barërat që përdoren për eliminimin e bakterit Helicobacter pylori.

Maurizio Battino, koordinator i grupit kërkimor në Universitetin Politeknik Marche (UNIVPM, Itali) sugjeron se “në këto raste,konsumi i dredhëzës gjatë ose pas sëmundjes mund të zvogëloj dëmtimin e membranës së lukthit.”

Battino thekson se “ky studim nuk është konceptuar si një mënyrë për të zbutur efektet e dehjes, por më tepër si një mënyrë për të zbuluar molekulat në membranën e lukthit që e mbrojnë atë nga efektet e dëmshme të agjentëve të ndryshëm.”
Trajtimit për ulcerat dhe patologjitë e tjera të lukthit aktualisht kanë nevojë për barëra shtesë mbrojtëse me veti anti-oksiduese. Komponentët e gjetura në dredhëz mund të jenë përgjigja e duhur.

Author: admin