Para ca muajve, është dhënë lajmi se “BMW” planifikon edhe variantin sportiv M për BMW X1, për të cilin do të përkujdesej motori me 6 cilindra 3.0 litërsh me 320 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 Nm. Mirëpo, tani vjen lajmi për variantin sportiv të Audi Q3 S, të cilin do ta lëvizë turbo-motori 2.5 litërsh me 5 cilindra me 300 kuaj fuqi.
Në pako përveç motorit të fuqishëm, do të jetë edhe eksterieri atraktiv, lartësia nga toka e rregulluar në mënyrë sportive, frenat më të fuqishëm dhe pamja e brendshme sportive. Audi Q3 S në treg pritet të dalë vitin e ardhshëm, ndërsa detajet tjera ende nuk dihen.