Audi Q3 S me 300 kuaj fuqi

Para ca muajve, është dhënë lajmi se “BMW” planifikon edhe variantin  sportiv M për BMW X1, për të cilin do të përkujdesej motori me 6  cilindra 3.0 litërsh me 320 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 Nm.  Mirëpo, tani vjen lajmi për variantin sportiv të Audi Q3 S, të cilin do  ta lëvizë turbo-motori 2.5 litërsh me 5 cilindra me 300 kuaj fuqi.

Në pako përveç motorit të fuqishëm, do të jetë edhe eksterieri  atraktiv, lartësia nga toka e rregulluar në mënyrë sportive, frenat më  të fuqishëm dhe pamja e brendshme sportive. Audi Q3 S në treg pritet të  dalë vitin e ardhshëm, ndërsa detajet tjera ende nuk dihen.

Author: admin