Gjenet qe shtojne prirjen per kancer te mushkerive

Një ekip studiues ndërkombëtar kanë zbuluar dy variacione gjenetike të cilat shtojnë prirjen e individit në 60% për ta zhvilluar kancerin e mushkërive.

Po të njëjtët shkencëtarë në prill të këtij viti kishin identifikuar një gjen tjetër i cili e shtonte rrezikun për kancer të mushkërive, ndërkohë që ata pohojnë se zbulimet e fundit vlejnë njësoj si për duhanxhinjtë, po ashtu edhe për jo-duhanxhinjtë.

“Aktualisht jemi duke kërkuar dallimet e ADN-së të cilat të bëjë të prirë ose jo –të prirë për ta zhvilluar kancerin e mushkërive. Ideja kryesore është që të mundemi t’i identifikojmë gjenet të cilat mund të indikojnë paraqitjen e kancerit të mushkërive te njerëzit”, ka thënë Paul Brennan nga Agjencia Ndërkombëtare për Studimet ndaj Kancerit pranë OBSH-së.

Kanceri i mushkërive është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes si pasojë e kancerit te meshkujt, ndërsa i dyti te femrat. Sipas Shoqatës Amerikane për Kancer, afër 975.000 meshkuj dhe 376.000 femra, vdesin çdo vit nga kjo sëmundje.

Author: admin