Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë antioksiduesve që gjenden me shumicë te çdo kokërr e saj.
Një seri kërkimesh ka treguar se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në një dietë standarde, që bazohet kryesisht te frutat-perimet dhe kafeja. “Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se te kafeja nuk gjenden vitamina, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve”, konfirmojnë ekspertët. Studimet tregojnë për rolin e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurur nga diabeti i tipit 2 (nuk dihet akoma përse) dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme të realizuara më 2008-n, kanë vënë në dukje lidhjen midis konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë ose tumore të tjera në mëlçi. Megjithatë, duhet theksuar fakti se, nëse konsumi që këshillojnë mjekët nga dy deri në tre filxhanë në ditë shkon në pesë ose gjashtë, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat derisa arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë: 10 në ditë. Në Francë, Itali, Belgjikë, si dhe në shtete të tjera të Evropës, mesatarisht më shumë se 41 milionë njerëz në ditë e përdorin kafeinën, sepse arrin t‘i mbajë zgjuar dhe u jep më shumë fuqi. Pothuajse dhjetë për qind e konsumatorëve të kafesë në shumë vende të botës shkojnë përtej dozave të këshilluara nga mjeku, duke i kaluar pesë filxhanë në ditë. Për të përballuar ritmin e jetës së përditshme dhe angazhimet e shumta familjare dhe profesionale, po rritet në mënyrë marramendëse konsumi i kafeinës, si ajo që gjendet te kafeja, apo brenda pijeve si “Coca-Cola” dhe atyre energjike që pëlqehen aq shumë nga të rinjtë. Në disa vende të Evropës, gjendja nuk është shumë alarmante, megjithatë, “ekziston një pjesë e madhe e popullsisë që e kalon sasinë e këshilluar prej 300 miligramësh në ditë. Ku bëjnë pjesë njerëzit që abuzojnë me efektin stimulues të kafesë. Militantë të kafeinës, quhen ata që marrin çdo ditë doza aq të mëdha. Te këta persona, ky konsum lidhet me stilin e jetesës dhe aspektin psikologjik. Megjithatë, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Alkaloidi natyror që stimulon sistemin nervor qendror dhe metabolizohet shumë shpejt nga organizmi mund të ketë edhe efekte të padëshiruara. Disa njerëzve shumë të ndjeshëm mund t‘u shkaktojë probleme me gjumin, takikardinë dhe hipertensionin. “Duhet të jemi të kujdesshëm, mbi të gjitha, të shmangim përzierjen e pijeve me bazë kafeine, të mos abuzojmë me pijet energjike që përmbajnë dyfishin e kafeinës që ka kafeja”, tregojnë specialistët. Në praktikë, edhe pse mund të konsumosh pak kafe, mund ta kalosh dozën e kafeinës nëse panines apo çfarëdolloj ushqimi që kemi në drekë, i shtojmë edhe “Coca-Colën”, një filxhan çaji, apo një pije energjike në mbrëmje, sugjerojnë ekspertët. Megjithatë, studime të tjera kanë treguar për efektet pozitive të kafeinës mbi shëndetin: pengon zhvillimin e diabetit, kancerit të zorrës së trashë, sëmundjes së parkinsonit dhe mbrojtjen e mushkërisë. Më shumë se 75 për qind e popullsisë europiane konsumon mesatarisht tre filxhanë kafe në ditë, ndërsa për shtatë persona në dhjetë është një zakon nga i cili nuk mund të heqësh dorë. Për të shmangur që të shndërrohemi në “kafeinomanë” të vërtetë, është e këshillueshme që të mos kalohet sasia prej 300 miligramësh në ditë, e domosdoshme edhe për një shëndet të mirë. Më poshtë po ju tregojmë disa nga legjendat dhe mitet e rreme që ne dëgjojmë për kafeinën, informacionet për të cilën janë marrë nga “Europian Fond Information Council”.
1. Miti 1: Kafeina krijon varësi.
E vërteta: koncepti i varësisë është i ngjashëm me atë të shopingut, punës dhe televizionit dhe shpesh është një fakt mendor. Sipas studimeve të ndryshme, kafeina nuk krijon një varësi të vërtetë, e rëndësishme është që të mos e tejkalojmë sasinë e përdorimit të saj.
Miti 2: Kafeina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake
E vërteta: sipas studimeve të shumta shkencore, konsumi i kafeinës nuk rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në të njëjtën kohë nuk rrit nivelin e kolesterolit në gjak dhe nuk ndikon në parregullsitë e rrahjeve të zemrës. Përjashtim bëjnë rastet me hipertension që duhet të këshillohen me mjekun.
Miti 3: Kafeina shkakton kancerin
E vërteta: Dy studime norvegjeze dhe haitiane dhe një analizë e 13 vendeve të tjera ku janë përfshirë më shumë se 20 mijë subjekte, nuk kanë nxjerrë në dritë asnjë lidhje mes konsumit të përditshëm të kafeinës dhe rrezikut të kancerit
Miti 4: Kafeina është një faktor rreziku për osteoporozën
E vërteta: Sipas disa studimeve ka një humbje minimale të kalciumit përmes urinës. Konsumi i kafeinës në nivele normale nuk ndikon në nivelin e kalciumit apo mbi densitetin kockor dhe nuk do të rriste rrezikun.
Miti 5: Në shtatzëni duhet evituar kafeina krejtësisht
E vërteta: Një sasi e vogël kafeine në shtatzëni nuk vë në rrezik fetusin për të lindur me probleme, sipas një studimi të fundit. Por këshillohet një përdorim i moderuar për të evituar abortet apo lindjet e parakohshme.
Miti 6: Kafeina ka efekte negative mbi shëndetin e fëmijëve
E vërteta: Duket se fëmijët kanë të njëjtin kapacitet të të rriturve për të metabolizuar kafeinën. Megjithatë, rekomandohet një përdorim i moderuar i pijeve me kafeinë për të evituar probleme me ankthin, nervozizmin dhe ADHD.
Miti 7: Kafeina nuk ka efekte pozitive mbi organizmin
E vërteta: Sipas studimeve kafeina rrit nivelin e vigjilencës dhe vëmendjes, mund të përmirësojë kujtesën dhe arsyen logjike. Është e mirë në trajtimin e reaksioneve alergjike, falë aftësisë së saj për të reduktuar përqendrimin e histaminave. Çaji, kafeja dhe çokollata përmbajnë antioksidue