E drejta e integrimit te popullit shqiptar ne institucionet e Bashkimit Evropian eshte e pa mohueshme, si dhe popujt e tjere te Ballkanit, ashtu sikundër, nuk mund të injorohen kërkesat e kombit shqiptar për bashkimin e tyre në një shtet të vetëm. Është konstatuar se kërkesa të tilla nuk janë vetëm të shqiptarëve, por dhe kombeve të tjera.Për shumë arësye, çështjet e integrimit brenda popullsisë shqiptare, duke u trajtuar juridikisht sipas shteteve ku jetojnë, mbetet problem delikat dhe i diskutueshëm, i cili nuk mund të funksionojë në kushte diskriminimi, pa normalizuar më parë demokratizimin e jetës politike e sociale të këtyre vendeve, veçanërisht të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe në Greqi. Brenda rendit kushtetues të këtyre shteteve, shqiptarët ndihen të diferencuar dhe në raporte diskriminimi me popullsitë e etnive të tjera. Kjo është një nga arësyet kryesore e cila ka nxitur dhe ushqen çdo ditë në hapësirën s hqiptare idenë e bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Nëse kjo nuk ndihet në qëndrimin dhe deklarimet e subjekteve politike shqiptare në shtetet respektive, kjo e drejtë nuk i ka se si t’i mohohet nga askush.kërkesat e shqiptarve,kudo qe ndodhen,ne trojet etnike e ne diaspor jane te qarta.Shtimi I numerit te antaresimit dhe angazhimi ne veprimtarit e UNIONIT KOMBETAR SHQIPTAR,cdo dite e me shume po rrite vetdijen e qytetarve per tu marre me problemin me madhore kombetar,ribashkimin ne nje shtet te vetem i te gjitha trevave etnike shqiptare. Paralelisht me kërkesat drejt integrimit evropian objektivi themelor drejt bashkimit kombëtar e ka të nevojëshme nxitjen dhe mbështetjen e shtetit amë në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, të faktorit politik dhe patriotik shqiptar në hapësirat e tjera etnike dhe në Diasporë, drejt veprimtarisë aktive në rrugë të hapura e demokratike për realizimin e aspiratatës shekullore të kombit shqiptar. Ky opsion parashtron dhe respekton të gjithë elementët veprues politikë, patriotikë, organizativë e mediatik mbi të drejtën e propogandimit të hapur të nevojës së Bashkimit Kombëtar në një shtet të vetëm me emrin Shqipëri. Duke njohur faktin se populli shqiptar,autokton ne trojet e veta,tash nje shekull eshte i ndare me dhune ne pese shtete sllave,i cili gjate kesaj periudhe kohore eshte trajtue ne menyre çnjerzore,eshte burgosur,eshte vrare,eshte detyruar te lere shtepit e vatanin e vete e te marrin rruget e botes per te mbajtur familjen.Po mbushen 12 vjet qe treva shqiptare e Dardanise fitoi lirine e pavaresine,por trevat tjera te Ilirides,Presheves,Bujanovcit e Metvegjes,Plaves e Gucise me rrethine,te Camrise jetojne nen sundimin serbe,maqedonas e malazes e grek.Askush nuk mund të mohojë të drejtën e institucioneve përfaqësuese shqiptare për ndërtimin e infrastrukturës ligjore me bazë patriotike, e cila do t’u nënshtrohet kërkesave në një niveli të lartë organizimi politik dhe patriotik,per te mbeshtetur faktorin patriotik shqiptar,ne trojet etnike dhe ne megrim, duke kërkuar në rrugë ligjore e demokratike reagimet kundër veprimtarive antishqiptare të nxitura nga qarqet ultranacionalishte në rajonin ballkanik e më gjerë. Kjo është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR (UNIKOMB),ne bashkpunim me subjektet politike që mbështesin në programet e tyre çështjen kombëtare, organizimet patriotike, Akademinë e Shkencave, universitetet, shoqatat patriotike atdhetare, lëvizjet social – politike të shtresave të shoqërisë etj. në të gjithë hapësirën shqiptare, po shtrojnë si prioritet përgatitjen e kushteve demokratike për të ardhmen e popullsisë shqiptare që jetoj në hapësirën e Sanxhakut, Kosovës Lindore, të Çamërisë dhe të hapësirës shqiptare në shtetin e Maqedonisë. Arritja e qëndrimeve të unifikuara sipas motos “një komb, një qëndrim”, do të legjitimojë veprimtaritë me karakter kombëtar mbi bazën juridike të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare. Legjimiteti i institucionalizimit patriotik dhe ligjor, nuk lejon hapësira për veprimtari çoroditëse në shërbim të individëve dhe grupimeve të caktuara në dëm të çështjes kombëtare shqiptare. Veprimtaria e unionit kombëtare shqiptar vlerësohet si një mision fisnik, i cili ka nevojë për mbështetjen dhe pjesmarrjen e të gjithë pratriotëve dhe intelektualëve shqiptarë që gjenerojnë ide vepruese për çështjen kombëtare. çështja shqiptare është një çështje e shtruar për zgjidhje. Shekulli që kaloi, u mbyll me një mjedis të përgjakshëm.i la te pa zgjidhur perfundimisht çeshtjen shqiptare.Kjo kërkon vëmendje në përzgjedhjen e rrugëve më të pranueshme për zgjidhjen e çështjeve etnike, pa të cilat nuk mund të ketë proçese të suksesëshme integrimi. Shqiptarët kanë mbijetuar në saje të qëndresës së tyre historike, të luftrave të gjata e raskapitëse për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Historia është kokëforte përball ngjarjeve madhore, që kanë ndëshkuar rëndë kombin shqiptar në shekullin e fundit të ekzistencës së tij Në këto kushte, sot politikës evropiane nuk duhet ti mungoi optimizmi,as angazhimi serioz ne zgjidhjen e disa probleme te sigurise rajonale dhe i mbetet pak kohë për t’u marrë seriozisht me çështjet rajonale në kufijtë e saj të sigurisë.Kete e vertetoi edhe qendrimi i forcave te Ulekx ne Mitrovicen veriore. Vendosmëria e faktorit shqiptar përballë kërkesave adekuate të mbrojtjes së sistemit të vlerave të identitetit kombëtar, të kërkesave për pavarësi kombëtare dhe dëshira e tyre për shtetin kombëtar shqiptar, mbështetur në të drejtën e mohuar, janë bërë nxitje e fuqishme drejt përkrahjes në mënyrë të hapur të filozofisë së bashkimit komb ëtar. Pranimi i objektivave politikë të filozofisë kombëtare dhe i rrugëve për plotësimin e tyre, duke mbrojtur në mënyrë institucionale interesat kombëtare, do të jetë një shërbim i madh që do t’i bëjnë, sot e në të ardhmen, zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, të gjitha forcat intelektuale, përfaqësuesit më të denjë të mendimit filozofik shqiptar, akademikët, politikanët, veprimtarët patriotë kudo në botë, që e duan Shqipërinë .Askush nuk mund t’u mohojë atyre të drejtat njerëzore të përfaqësimit në rrugë demokratike Ky qëndrim mund të nxisë në të ardhmen këto tendenca, duke u hapur rrugën situatave dhe ngjarjeve të reja, të cilat do të burojnë si nevojë e dëshirave dhe aspiratave të shqiptarëve për bashkim dhe integrim.Qëndrimin trasparent UNIKOMB e shef si gure prove në zgjidhjen e çështjes shqiptare në kushte optimale.Për shumë arsye historike shqiptarët janë të orientuar drejt rizgjimit të ve tëdijes kombëtare, organizimit të kërkesave drejt vetvendosjes. Kapja pas kësaj hallke veprimi tregon një shkallë të lartë të angazhimit dhe përgjegjësisë, të respektimit të vlerave kombëtare Me percaktim te sakt te objektivave,me nje struktur te zhdervjellt organizative,me nje shtrirje te gjere e te shpejt ne trojet etnike dhe ne emigracion,me trasparencen ne paraqitjen para mases se qytetarve,marrja e mendimit dhe respektimi i tij,puna me perkushtim e strukturave drejtuese dhe e çdo veprimtarietj.ka bere qe UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR (UNIKOMB),te behet nje levizje e dashur dhe e besueshme dhe te heci e sigurt drejt mbajtjes se kuvendit mbar kombetar i cili do diskutoje e vendos objektiva madhore,nisur edhe nga eksperienca e vyer e fituar ne keto pak muaj veprimtari. SELIM MUSAJ