Dhimbjet e kokes, si ti klasifikojme

Janë të llojeve dhe të përmasave të ndryshme. Disa janë kalimtare, të tjerat i kemi barrë gjatë tërë jetës dhe mbi të gjitha, vijnë duke u rënduar. Dhimbjet e kokës janë si të gjitha dhimbjet e tjera, por shpesh agravohen në mënyrë të tillë dhe bëhen kronike, duke na e vështirësuar shumë jetën normale. Sigurisht që shkaqet, si edhe në rastin e dhimbjeve të tjera, janë nga më të ndryshmet. Disa janë shkaqe kalimtare, të tjerat të rënda dhe që duhen ndjekur e jo lënë pas dore. Por ja cilat janë disa nga dhimbjet e kokës të cilat kanë një origjinë problematike dhe që nuk është mirë që t’i tolerojmë.

Tensioni i dhimbjes së kokës
Është një dhimbje që zakonisht na kap qepallat e syve dhe ballin dhe që shoqërohet me rrahje dhe pulitje të vazhdueshme të pjesëve të sipërpërmendura. Është një dhimbje jo e fortë, e cila më shumë futet në kategorinë e dhimbjeve të durueshme dhe të tolerueshme, edhe pse ka raste që shndërrohen në dhimbje kronike. Janë dhimbje koke të cilat vijnë zakonisht nga stresi i madh që mund të kalojmë për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhemi ose nga mungesa e gjumit. Nuk janë zakonisht dhimbje që sjellin pasoja dhe rëndohen me kalimin e kohës, dhe zakonisht zhduken vetë brenda natës ose brenda orëve të pasdites dhe mund të shërohen lehtësisht me ibuprofen ose me aspirinë e paracetamol të thjeshtë.

Dhimbja e migrenës
Migrena është një dhimbje e cila ata që e provojnë një herë, janë fatkeqësisht të destinuar që ta provojnë dhe ta vuajnë gjatë gjithë jetës. Nuk ka shanse që ajo të zhduket apo të kurohet. Dhimbja vetëm mund të lehtësohet, por jo të asgjësohet. Ajo godet majën e kokës dhe mund të zgjasë nga disa orë në disa ditë. Zakonisht ndikohet nga tinguj apo drita të veçanta dhe mund të qetësohet deri në një farë pike me advil migraine apo me motrin.

Dhimbje e përgjithshme e kokës
Kjo është zakonisht një dhimbje që bëhet si një sulm i befasishëm dhe përfshin zakonisht pjesën e thellësive të syrit, por edhe zona të tjera të kokës, varet nga goditja. Arrin kulmin e saj pas një ore që ka filluar dhe zhduket vetëm pas një dite, për t’u rikthyer sërish me të njëjtin intensitet dhe kohëzgjatje. Një situatë e tillë ikjeje dhe rishfaqjeje mund të vazhdojë për një javë të tërë dhe me disa ndalesa mund të zgjasë edhe disa muaj. Është shumë problematike dhe shqetësuese dhe mund të qetësohet me medikamentet që përdoren për qetësimin e migrenës. Lajmi i mirë në lidhje me këtë dhimbje koke, sipas studiuesve, është se këto lloje dhimbjesh janë tërësisht të padëmshme. Por, jo çdo lloj dhimbje koke është një dhimbje e thjesht që vjen e zhduket pa shkak dhe pa pasoja. Ka dhimbje që nuk duhen toleruar kurrsesi.

Një dhimbje e tillë është ajo që quhet dhimbje nga asgjëja dhe që duket sikur vjen nga hiçi dhe intensifikohet brenda pak minutash në një dhimbje aq të fortë dhe të thellë, sa nuk mund të mos telefonosh urgjencën. Lista e shkaqeve të kësaj dhimbjeje nuk është e gjatë: goditja nga dielli, meningjiti, aneurizma; thuajse të gjitha janë fatale dhe sa më shpejt të kapen e kurohen, aq më mirë është.

Dhimbja në formë ushtrimi
Nëse dhimbja e kokës suaj vjen e shpejtë dhe me shumë intensitet, atëherë duhet me patjetër të kontaktoni një mjek, sepse shkaqet mund të jenë të rënda dhe me pasoja. Shanset janë kryesisht që të bëhet fjalë për një dhimbje jo të keqe, por ka raste kur mund të bëhet fjalë për një hemorragji të trurit, e cila në disa raste gjithashtu paraprihet nga një dhimbje shumë e fortë.

Dhimbja e kokës që përhapet në qafë
Dhimbjet që zakonisht quhen “të mira”, qëndrojnë brenda sferës së kokës dhe nuk përhapen në qafë apo në zona të tjera. Në rast se përhapen dhe janë të forta e pa pushim, atëherë duhet parë menjëherë mjeku, sepse shansi më i keq është që të jenë meningjit.

Dhimbjet që nuk përfundojnë kurrë
Janë dhimbje që fillojnë e pushojnë, për të përsëritur veten kështu për javë të tëra, duke dhënë probleme edhe në shikim dhe duke shkaktuar rrahje të forta në të dy tëmthat. Edhe në këto raste duhet parë menjëherë një mjek.

Author: admin