Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli me këngën e tyre “Sa e Shite Zemrën”, janë shpallur fitues të Kënga Magjike 2010 në spektaklin i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.Në spektaklin i cili u shoqërua me deklarata kontraverse para realizimit pas përjashtimit nga festivali të tre këngëtarëve kosovarë, kishte plot këngë dhe pika të ndryshme artistike të cilat e bënë atë më madhështor.
Një sistem në të cilin për fituesin votuan vet këngëtarët, triumfues doli dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli “Sa e Shite Zemrën”, ndërsa i dyti nga kolegët e tij u zgjodh Pirro Çako, i cili u pasua nga dueti tjetër Rozana Radi dhe Dani.
Lista e plotë e çmimeve në Kënga Magjike 2010:
Çmimi televiziv: Ronela Hajati – “Harroje”
Best Rock: Vedat Ademi – “Yjet sbien shpesh”
Magjia e Parë: Argjentina Ramosaj – “Engjëjt Qajnë”
Best Hip-Hop: Stresi – “Tik Tak”
Best Performance: Zajmina Vasjari – “Një me Gjashtë”
Best Vocal: Era Rusi – “Gipsy Lover”
Best Dance: Teuta Kurti – “Mos Pi Mo”
Çmimi AMC: Burn – “E Dija”
Çmimi i Produksionit: Vesa Luma – “Vetëm”
Çmimi Diskografik: Çiljeta – “Të Dy Qajnë të Ndarë”
Çmimi i Internetit: Noizy – “My Lady”
Best Balade: Olta Boka – “Mbete një Brengë”
Çmimi Çesk Zadeja: Gerta & Klejdi Mahmutaj – “Në Ditar Një Dashuri”
Best Stil: Adrian Gaxha – “Edhe një Herë”
Çmimi Tendencë: Rrezarta Shkurta – “Budallaçkë e Vogël”
Kantautori më i mirë: Pirro Çako – “Mirëmbrëma”
Çmimi i Kritikës: Rozana Radi & Ramadan Krasniqi – “Valësi i Tradhëtisë”
Çmimi i Interpretimit: Greta Koqi – “Koha s’ndal”
Kënga Hit: Eranda Libohova – “Rroftë Dashuria”
Burimi: Telegrafi
Video: